BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x
BREAKING NEWS

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive në PD, largohet sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në këtë qytet të vendit: Basha po e kthen në një parti klienteliste (Publikohet letra)

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive
x
BREAKING NEWS

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë “funeralin” e tij, as florinjtë nuk i bëjnë më punë, i mbyllën çdo derë në Uashington

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë
x
BREAKING NEWS

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po i dërgojnë amerikanët mesazh SPAK të hapë dosjet e PPP?

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po
x
BREAKING NEWS

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja
x
BREAKING NEWS

“Asnjë viktimë në 24 orë”, Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin e fundit: Ja sa raste të reja janë regjistruar me Covid-19

“Asnjë viktimë në 24 orë”, Ministria e
x

Aktualitet

Kërkohej për vjedhjen e 50 mijë eurove, Interpol Tirana dhe autoritetet policore gjermane kapin Ylli Selën (Detaje nga operacioni)

Kërkohej për vjedhjen e 50 mijë eurove, Interpol Tirana dhe

Specialistët e Interpol Tirana arritën të ekstradonin nga Duesseldorfi në Gjermani, 39 vjeçarin Ylli Sela, të dënuar për 'vjedhje me dhunë'.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje e ka dënuar më parë shtetasin Ylli Sela me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale 'Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Savrës në Lushnje ku shtetasi Ylli Sela në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë  shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.

Njoftimi i plotë:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar për "Vjedhje me dhunë"

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë të  shtetasit shqiptar  Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të Gjermanisë, u bë e mundur që  shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej  nga Policia gjermane  me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Apelit Vlorë  ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila  e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

 

Më të lexuarat