BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Kërkohet shkarkimi i Zaganjorit/Ja si KPK mbylli sytë para shkeljeve

Kërkohet shkarkimi i Zaganjorit/Ja si KPK mbylli sytë para shkeljeve

Komisioneri publik ankimon vendimin e KPK-së për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Vendimi për ankimim ka ardhur pasi Zaganjori nuk arrin në një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë.

Kujtojmë që në seancën dëgjimore ai rezultoi me dhjetra shkelje, por në mënyrë të papritur u konfirmua në detyrë. Të gjithë u habitën, por në vendimin e siguruar nga gazeta tregohet fare qartë se çfarë “pazari” është bërë për ta mbajtur atë në detyrë. Vendimi i tij u zvarrit për dy muaj dhe aty tregohet shumë qartë se përse ndodhi kjo, pasi duhej mjaft punë për të justifikuar shkeljet e gjetura. Subjekti ka deklaruar apartament banimi, sip. 293 m², me vlerë 5.800.000 lekë. Deklarimi i subjektit të rivlerësimit për pasurinë e paluajtshme apartament banimi me sip. 293 m² (Deklarata Veting, viti 2017) nuk përputhet me deklarimin e parë të bërë për vitin 2003 dhe kontratën përkatëse të shitblerjes (kontrata e vitit 2001) për këtë pasuri. Sipas Deklaratës Veting, vlera e apartamentit është 5.8 milionë lekë dhe sipërfaqja totale është 293 m², ndërsa sipas deklarimit për herë të parë vlera është 7.4 milionë dhe kontrata e shitblerjes është në vlerën 500.000 lekë. Pra ka mashtrim me vlerën e pasurisë. “Burimi i të ardhurave për blerjen e apartamentit është shitja e apartamentit të mëparshëm me vlerë 3.9 milionë dhe pjesa tjetër nga të ardhurat personale dhe qiraja. Në një vlerësim paraprak, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka tri deklarata të ndryshme dhe rezulton një kontratë, e cila nuk korrespondon me deklarimet për pasurinë e blerë, si për vlerat përkatëse, edhe për sipërfaqen. Këto deklarime të ndryshme, si për vlerën, edhe sipërfaqen, nuk justifikohen, për më tepër kur subjekti i rivlerësimit ishte pajisur me certifikatë pronësie për pasurinë e mësipërme që në vitin 2001 dhe deklarimin e parë e ka bërë në vitin 2003”, thuhet në vendim. Por më tej deklarohet se me këtë ndryshim vlere ka pasur evazion fiskal. “Deklarimi i çmimit të shitjes në vlerën e kontratës prej 500.000 lekësh dhe jo sipas vlerës reale të blerjes së pasurisë së paluajtshme ka sjellë pasoja financiare dhe palët kontraktore kanë pasur për qëllim shmangien e detyrimeve përkatëse. Për periudhën në të cilën është lidhur kjo kontratë shitblerjeje, rezulton se nuk ka pasur asnjë bazë ligjore për caktimin e çmimit të referencës. Në këto kushte, është më se i qartë vullneti i palëve kontraktore për t’iu shmangur detyrimeve tatimore. Por, kjo shmangie është kryer duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore në legjislacion”, thekson vendimi.

Blerja e dyqanit

Sipas vendimit, Zaganjori ka deklaruar një dyqan 70 m2 me vlerë 1.4 milionë lekë. Edhe aty janë gjetur shumë probleme, nga shmangia e tatimit te mashtrimi me vlerën. “Deklarimi i subjektit të rivlerësimit për pasurinë e paluajtshme dyqan, me sip.70 m² (Deklarata Veting, viti 2017) bie në kundërshtim me deklarimin e parë të bërë për vitin 2003 dhe kontratën përkatëse të shitblerjes (kontrata e vitit 2001) për këtë pasuri. Sipas Deklaratës Veting, vlera e dyqanit e deklaruar është 1.8 milion lekë, kurse sipas deklarimit për herë të parë është deklaruar bibliotekë me vlerë 1.4 milion lekë dhe kontrata e shitblerjes pranë noterit është në vlerën 500.000 lekë. Njëlloj si në arsyetimin e mësipërm për apartamentin në të njëjtën godinë, Komisioni çmon se, pavarësisht se vlera reale e njësisë së shërbimit nuk është ajo e parashikuar në kontratën e shitblerjes, arsyeja e kësaj kontrate është shmangia nga tatimi. Në kushtet e mungesës së detyrimit ligjor për çmimin e referencës, subjekti nuk mund të fajësohet për faktin se ka qenë në gjendje të shfrytëzojë boshllëqet ligjore në favor të tij”, thuhet në vendim.

Parregullsi me bodrumin

Pothuajse në të gjitha deklarimet që ka bërë Zaganjori, vlera e deklaruar e objekteve nuk përputhet me ato që ka bërë ndër vite pranë ILDKP. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me një bodrum. “Deklarimi si subjekt rivlerësimi për pasurinë e paluajtshme bodrum me sip. 65 m² (Deklarata Veting, viti 2017) bie në kundërshtim me deklarimin e parë të bërë për vitin 2003 dhe kontratën përkatëse të shitblerjes (kontrata e vitit 2001) për këtë pasuri. Sipas Deklaratës Veting, vlera e bodrumit e deklaruar është 800.000 lekë, sipas deklarimit për herë të parë është deklaruar bodrum + zyrë me vlerë 1.5 milion lekë, me sipërfaqe 90 m², dhe kontrata e shitblerjes është në vlerën 500.000 lekë. Në një vlerësim paraprak rezulton se subjekti i rivlerësimit ka deklarime të ndryshme dhe rezulton që edhe kontrata nuk korrespondon me deklarimet për pasuritë e blera, si për vlerën, edhe për sipërfaqen”, thuhet aty. Pra edhe pse ka shkelje, sërish Zganjori u konfirmua në detyrë. Në të gjithë vendimin tregohet se ka pasur parregullsi me dhënie me qera të objekteve apo dhe kontrata dhe sërish Zganjori u konfirmua në detyrë. Por me zbardhjen e vendimit hapet rruga e ankimit në Apel. ONM ka kërkuar që të shkarkohet Zaganjori, por procesi ishte peng i zbardhjes së vendimit. 

 

Më të lexuarat