BREAKING NEWS

Kërcet arma/ Ekzekutohet me plumb në kokë 43-vjeçari shqiptar

Kërcet arma/ Ekzekutohet me plumb në kokë 43-vjeçari
x

Aktualitet

Kërkoi familjarisht azil politik në Zvicër, Nano nxjerr zbuluar Agron Tufën: Zviceranët duhet të jenë të marrë nëse ia japin

Kërkoi familjarisht azil politik në Zvicër, Nano nxjerr zbuluar

Analisti Mustafa Nano ka komentuar largimin për azil politik për shkak të kërcënimeve të publicistit Agron Tufa, i cili drejtonte Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, bashkë me familjen e tij.

“Kërkesa e Tufës për azil duhet të na bëjë për të qeshur”, theksoi Nano.

Më tej Nano thotë se Tufa mund të jetë kërcënuar, por të gjithë ata që mbajnë qëndrime të forta marrin kërcënime sepse psikopatë ka kudo, shprehet ai.

Gjatë monologut të tij Nano kujton kërcënimet që ka marrë edhe kandidati i partisë BREXit, por ai nuk kërkoi azil politik madje kërkoi mbrojtjen e policisë. Të njëjtën gjë sipas tij duhet të kishte bërë edhe Agron Tufa sepse në Shqipëri janë të shumtë personat që marrin kërcënime, por nuk bëjnë viktimën.

“Zviceranët duhet të jenë të marrë nëse ia japin te drejtën e azilit politik”, kështu e mbyll Nano monologun e tij.