BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Aktualitet

Kërkoi largimin e dy gjyqtarëve që e lanë në burg, Kushtetuesja merr vendimin për kërkesën e Shullazit

Kërkoi largimin e dy gjyqtarëve që e lanë në burg,

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e Emiljano Shullazit për rrëzimin e vendimit të KLGJ-së në lidhje me gjyqtarët në proces dhe lirimin nga burgu.

Vendimi në Kolegj është marrë nga Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Shullazi kërkoi shpalljen antikushtetuese të vendimit të KLGJ-së për caktimin e dy gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjes së tij në apel, pasi sipas tij nuk janë pjesë e SPAK, por të komanduar.

Emiljano Shullazi pretendon se vendimi i KLGj-së është marrë në shkelje të Kushtetutës dhe nëpërmjet ankimit kushtetues individual i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Gjykata) për shfuqizimin e tij, me argumentet si vijojnë:

"Është cenuar e drejta për liri dhe siguri personale, e garantuar nga nenet 27 dhe 28 të Kushtetutës dhe neni 5 i KEDNj-së, pasi KLGj-ja ka imponuar formimin e trupës gjykuese në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Në këtë mënyrë kërkuesit i është hequr liria, duke u mbajtur në paraburgim, pa u respektuar procedurat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji. Është cenuar parimi i gjykimit nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj, pasi gjykata që ka shqyrtuar kërkesën për vleftësimin e masës së sigurimit për shkak të transferimit të çështjes, nuk mund të konsiderohet një gjykatë e caktuar me ligj, për sa kohë dy nga tre anëtarët e trupit gjykues janë caktuar në mënyrë antikushtetuese dhe të kundërligjshme", shkruhet në pretendimet e Shullazit.