
Postuar: 12/02/2019 - 10:48
Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e ish-deputetit të LSI, Gledjon Rehovica.
Ish-deputeti, pasi fitoi pafajësinë kërkoi rikthimin e mandatit. Mirëpo, gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e Rehovicës.
Pak ditë më parë, organi i akuzës mbylli hetimet për ish-deputetin dhe doli në përfundimin se nuk ka falsifikuar dokumentin e dekriminalizimit.
Një vit më parë KQZ i hoqi mandatin deputetit që vinte nga radhët e LSI për Beratin, Gledjon Rehovicës dhe deputetit tjetër të PDIU, Aqif Rakipi, pasi i preku ligji i dekriminalizmit.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/