Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kërkoi seks dhe ryshfet në këmbim të vendimit, Gjykata për Krimet e Rënda lë në burg gjyqtarin dhe sekseren

Postuar: 12/01/2019 - 07:34

Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, Roland Hysi dhe psikologia Elona Meçani do të qëndrojnë në burg derisa prokuroria të përfundojë hetimet ndaj tyre. Gjykata për Krimet e Rënda vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë për dy të arrestuarit për korrupsion, duke pranuar kërkesën e organit të akuzës, duke lënë në burg dy shtetasit e lartpërmendur. Seanca e djeshme, e cila zgjati për rreth dy orë u zhvillua me dyer të mbyllura. Burime brenda seancës bëjnë me dije se vetë gjyqtari ka pretenduar se video e shfaqur në emisionin investigativ “Stop”, nuk përbën provë. Ai kërkoi të lirohej nga arresti duke pretenduar se nuk përbën rrezikshmëri shoqërore. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe mbrojtësja e psikologes Elona Meçani, por me këto pretendime nuk ishte dakord as prokurori dhe as gjykata, duke argumentuar se nuk kemi të bëjnë me një përgjim por me një provë. Gjyqtari akuzohet për veprën penale

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike”. Po ashtu mbi gjyqtarin rëndon akuza ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë’. Togat e zeza të Krimeve të Rënda vendosën masën e sigurisë “arrest me burg”, edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit. Gjyqtari i Fierit, Roland Hysi, u arrestua mesditën e së mërkurë pasi shfaqej teksa i kërkonte një nëne të divorcuar ryshfet e marrëdhënie seksuale në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës. Kamera e fshehtë e “Stop” tregoi se nëna e divorcuar takohej në ambientet e një hoteli në Fier me gjyqtarin Hysi, atje ku jepte edhe shumën prej 500 eurosh për të marrë vendimin në favor të saj. Por gjyqtari Hysi nuk mjaftohej vetëm me paratë, pasi kërkonte edhe favore seksuale prej saj. Por pas hedhjes së shortit, çështja do të shqyrtohej nga gjyqtari Taulant Banushi dhe sërish psikologia Elona Meçani luajti rolin e sekseres dhe denoncueses iu desh të paguante ryshfet edhe 500 Euro të tjera. Ndërkohë, 24 orë para se gjyqtari Hysi të njihej me masën e sigurisë, Këshilli i Lartë Gjyqsorë u mblodh mbrëmjen e së enjtes duke pezulluar nga detyra gjyqtarin Roland Hysin.

Hetimet

Menjëherë pas publikimit të videos në emisionin investigativ “Stop”, mëngjesin e djeshëm organi i akuzës regjistroi rastin si procedim penal dhe nisi hetimet. Prokurori i çështjes Klodjan Braho, sekuestroi videon origjinale të transmetuar në emision, ku gjyqtari Roland Hysi merr 500 euro ryshfet dhe i kërkon favore seksuale një gruaje të divorcuar për ti dhënë kujdestarinë e fëmijës. Gjithashtu në video zonja i jep psikologes Elona Meçani, psikologes së Gjykatës së Fierit, 500 euro të tjera për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit. Menjëherë pas verifikimit të videos Prokuroria e Krimeve të Rënda në mesditë i paraqiti Gjykatës së Krimeve të Rënda kërkesën për arrestimin e gjyqtarit dhe psikologes. Krimet e Rënda kërkuan masën e sigurisë “Arrest me burg” për Roland Hysin, me detyrë gjyqtarë në Gjykatën e Fierit si dhe Elona Meçanit, me detyrë po në këtë gjykatë. Këta dy persona u akuzuan nga ana e prokurorisë për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal. Pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e dy personave togat e zeza të Krimeve të Rënda, pranuan kërkesën duke urdhëruar arrestimin e dy personave të lartpërmendur. Ndërkohë, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se pritet që për këtë rast të merret në pyetje dhe gjyqtari tjetër i Apelit të Fierit, Taulant Banushi, ndaj të cilit psikologia e gjykatës, i ka marrë zonjës që denoncoi rastin 500 euro në emër të tij. Gjyqtari i Apelit do të pyetet për ato çka ai është dijeni për këtë skandal.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 19:14

Një shqiptar, baba i dy fëmijëve është vrarë sot në Greqi nga miku i tij.

Postuar: 17/07/2019 - 17:31

Shpërthimi i bombulës së gazit në një argjendari të hënën në zonën e ish- bllokut ishte vetëm një

Postuar: 17/07/2019 - 17:28

Ditët me shi dhe temperatura të ulëta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në Shqipëri.

Postuar: 17/07/2019 - 16:51

Mjekët okulistë thonë se po përballen me një epidemi agresive të gripit të syrit që shkaktohet ng

Postuar: 17/07/2019 - 15:46

Finalizohet një tjetër operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrim

Postuar: 17/07/2019 - 15:35

Brenda verës pritet të ndryshojë menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Postuar: 17/07/2019 - 13:58

Është rikthyer sërish sot vëmendja te çështja e bujshme e audio-përgjimit të publikuar nga Partia