BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

Kërkonte favore seksuale në këmbim të notës, gjykata merr vendimin surprizë për pedagogun e Elbasanit

Kërkonte favore seksuale në këmbim të notës, gjykata

Ish-pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, i cili përfundoi në pranga për shfrytëzim posti duke kërkuar favore seksuale në këmbim të kalimit të studenteve që kishin marrë notë ngelëse, si dhe për ndikim të paligjshëm tek pedagogët e tjerë, por për të kaluar studente ngelëse, ka mundur që t’i shpëtojë drejtësisë.

Çështja e tij është pushuar duke dërguar dosjen në Gjykatë për pushim të hetimeve. Gazetari Elton Qyno raporton se dosja është në tavolinën e gjyqtares Miranda Konica, e cila sot ka zhvilluar seancën e parë të gjykimit të kërkesës së prokurores Elveta Stafa, për pushimin e dosjes penale kundër, Denis Himçit.

Kujtojmë që Himçi u ndalua nga policia pas publikimit të disa pamjeve filmike nga një emision televiziv investigativ, ku ai shfaqej duke ngacmuar seksualisht një vajzë, ndërsa i kërkonte favore seksuale, në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për të marrë provimet tek pedagogët e tjerë të universitetit, por edhe tek lënda e tij.

Ai u arrestua në 17 shtator 2019 me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Por pas disa muaj qëndrim në burg, çështja penale kundër Himçit, kaloi për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Elbasanit. Gjykata urdhëroi lirimin nga qelia të pedagogut të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Çështja penale kundër Himçit u mbajt nën hetim për plot 2 vite me rradhë, ndërsa akuzat u ndryshuan, duke rregjistruar dosjen për veprën penale të “Ngacmimit seksual”. Ndërsa sot edhe kjo akuzë është pushuar nga prokurorja e çështjes, Elveta Stafa. 

Më të lexuarat