BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Aktualitet

“Kërkuan intimitet”/ Turistët rus u gjetën të pajetë në hotelin në Qerret, Anila Hoxha zbardh gjithë dinamikën e ngjarjes dhe tregon çfarë iu thanë ata punonjësve kur hynë në sauna

“Kërkuan intimitet”/ Turistët rus u gjetën të

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur dëshmitë e punonjësve të hotelit, që kanë pasur kontaktet e fundit me katër turistët.

Referuar dëshmive të tyre, bëhet me dije agjenda e rusëve. Ata kishin rezervuar në vendin tonë përmes një agjencie turistike dhe kanë mbërritur në Shqipëri të dielën e kaluar.

Ditën e fundit të jetës, të katërt kanë udhëtuar drejt Ohrit. Në darkë kishin rezervuar xhakuzi në ambientet e hotelit, por kanë mbërritur me vonesë, rreth orës 20:30, sipas një punonjëseje.

Pasi zbritën nga dhoma shkuan në katin e nëndheshëm, ku ndodhet xhakuzi. Në hotel nuk kanë konsumuar ushqime apo pije.

Kur punonjësja i ka pyetur nëse u duhet diçka, janë përgjigjur se kanë nevojë për privatësi.

Sipas punonjëses, ajo ka shkuar sërish t’i pyesë nëse duan të porosisin gjë dhe sërish kanë marrë të njëjtën përgjigje.

Më vonë, ka shkuar t’i thotë që do ambienti i xhakuzit dot të mbyllet, por i ka gjetur të pajetë personat.

Viktimat ishin të afërm me njëri-tjetrin. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën pajetë nga një punonjëse e personelit, recepsionistja e hotelit, ku ishte akomoduar grupi i shtetasve rusë.

Menjëherë pas ngjarjes, është njoftuar ambasada ruse, që u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të jenë të pranishëm gjatë ekspertizës mjeko-ligjore, për të parë më pas si do te procedohet nga Prokuroria e Kavajës.