BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Aktualitet

Këto zona në Tiranë do të mbeten pa energji për 8 orë më 17 maj

Këto zona në Tiranë do të mbeten pa energji për 8
Operatori i Sistemit te Transmetimit ka njoftuar se për shkak të punimeve në nënstacionin 'Tirana 1' në Zogun e Zi do të ketë shkëputje të energjisë me datë 17 maj.
 
Sipas OST energjia do të shkëputet nga ora 08:00 dëri në orën 16:00. Zonat që do të mbeten pa energji janë Pallati i Sportit "Asllan Rusi", pallatet pranë karburant "Kastratit" tek Zogu i Zi, rruga "Artan Lenja", pranë ish-fushës së Aviacionit, Lapraka, rrugët "Pandi Dardha", "Mati Logoreci", "Vangjel Noti" dhe zona rreth Spitalit Ushtarak.