BREAKING NEWS

70-vjeçari Hidhet nga 40 m lartësi në Gjirokastër (EMRI)

x

Aktualitet

“Këtu do të shkoja një hap mbrapa”, Sonila Meço flet për lëvizjen e fundit të Arta Markut

Gazetarja Sonila Meço tha se 3 vite pas Reformës në Drejtësi është tejkaluar çdo lloj afati në ngritjen e institucioneve të drejtësisë

Meço tha se ndonëse kemi një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm,  të cilin nuk e njeh ligji, sot Arta Marku ka emëruar edhe prokuror të përkohshëm.

Sonila Meço tha: 

“Po presim të bëhen edhe gjyqtarë të përkohshëm. Sot pash që ishin emëruar edhe prokuror të përkohshëm nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme. Një fjalë që nuk e kemi as në Kushtetutë. Kur ti nënkupton Reforma në Drejtësi, nënkupton që ke një nisje nga 0 dhe mbi të gjitha kushtetuta dhe ligji janë parimet më të paprekshme. Nëse në KLP dhe KLGJ janë njerëzit më të mirë të mundshëm, këtu do të shkoja një hap mbrapa.”