BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Aktualitet

“Këtu jeta mu bë ferr”/ Vrasja e Jetmira Hasanit nga ish-kunati, nëna e saj rrëfen detajet tronditëse dhe hedh akuzat e rënda: E masakruan me plumba! Dyshoj se...

“Këtu jeta mu bë ferr”/ Vrasja e Jetmira Hasanit nga

Nëna e Jetmira Hasanit, të resë që u vra nga ish-kunati i saj Agron Tanushi në Bathore, pas konflikteve të vazhdueshme për t’u larguar nga shtëpia ka rrëfyer detaje nga ngjarja tronidtëse.

E ëma e të resë ka treguar se para se e bija të vritej ajo kishte thirrur policinë, por kjo e fundit nuk ka bërë asgjë por është larguar edhe pse autori në sy të tyre ka tentuar ta largojë me forcë kunatën nga shtëpia.

Sipas dëshmisë së nënës së viktimës për emisionin “Me zemër të hapur”, e reja është masakruar me mbi 10 plumba.

Në momentin që është vrarë, Jetmira po mblidhte rrobat për t’u larguar nga shtëpia që të jetojë diku tjetër.

“Vajza ka marrë vazhdimisht gjatë këtyre viteve urdhër mbrojtje. Te ato persona su respektojte distanca. Ndër sy tim iu turr vajzës. Edhe në sy të policisë.

Vajza ime tashmë u rehatua njëherë e përgjithmonë.  Mori mbi 10 plumba. Është masakruar nga plumbat. Para se të vritej lajmëroi policinë. Policia shkoi po s’bëri gjë.

Dyshoj mos ka qenë bashkëpunim me policisë dhe autorit. Policia ka ikur. Ishte aty policia dhe sherri vijoi. E kapte kunatën ta largojë me forcë dhe policia i thoshte boll o Agron.

I thanë hajde në komisariat të qetësohesh, po se morën se nuk shkoi ky. Ne menduam se do të ishin të kënaqur kur të merrnim rrobat dhe kur vajza të largohej nga shtëpia e tyre.

 

Jetmira u tha policisë se ka marrë një shtëpi me qera dhe do të jetojë atje dhe u ka thënë se këtu mu bë jeta ferr. Pse se la ta vërtetonte se ku do të shkonte dhe pastaj ta vriste. Ta bënte zemrën gur dhe ta vriste pastaj”, ka thënë e ëma e viktimës.

Më të lexuarat