BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Aktualitet

“Kishim rreth 1500 të vdekur nga gripi”, Altin Goxhaj zbulon të tjera detaje shokuese: Në shkurt fshinë gjithçka në sistem. Ja mashtrimi i madh që po bëhet me koronavirusin në Shqipëri

“Kishim rreth 1500 të vdekur nga gripi”, Altin Goxhaj zbulon

“Kishim rreth 1500 të vdekur nga gripi”, Altin Goxhaj zbulon të tjera detaje shokuese: Në shkurt fshinë gjithçka në sistem. Ja mashtrimi i madh që po bëhet me koronavirusin në Shqipëri

Skepticizmi dhe mosbesimi i shifrave të koronavirusit është i madh në të gjithë botën. Edhe në Shqipëri, një numër i lartë qytetarësh, por edhe personalitetesh shprehen se koronavirusi është një plan, i cili ka qëllime të tjera.

Avokati Altin Goxhaj ka hedhur sërish akuza të forta ndaj klasës politikë për të cilën tha se e ka kthyer koronavirusin në një plandemi, ndërsa ka ngritur disa pikëpyetje mbi të dhënat që nuk janë bërë publike nga autoritetet shëndetësore.

Sipas Goxhajt, ISHP nuk tregon më edhe se si është situata me pacientët që trajtohen nga sëmundje të tjera të rënda apo që humbin jetën për shkak të tyre. Avokati ka deklaruar se në vitin 2017 janë regjistruar rreth 1500 viktima nga gripi sezonal në të njëjtën periudhë me pandeminë e koronavirusit që shpërtheu në vendin tonë në vitin që jemi.

“Në vitin 2017 në buletinin e ISHP deklarohet se ka pasur një epidemi të madhe gripi, por askush nuk ka treguar se kanë vdekur rreth 1500 persona më shumë. Artan Fuga e zbuloi 4 ditë më parë, kur tha pse nuk e ka sqaruar askush se vdiqën dyfishi më shumë. Në janar kanë vdekur 1250 veta, në të njëjtën periudhë që ka rënë një epidemi gripi. Kanë vdekur nga koronavirusi të deklaruara 95 veta, me mesatare 15 veta në muaj. Me plandeminë e madhe kemi 1% të vdekur me periudhën janar 2017. Nëse në 2017 kanë vdekur 100 në 2020 ka vdekur një. Përse askush nuk ka folur për këtë gjë.

Pse ISHP ka ndaluar botimin e buletinit të gripit në Shkurt 2020. Kjo do të thotë se kanë zhdukur gjurmën, të vërtetën dhe të dhënat. Pse ISHP nuk tregon si është situata e sëmundjeve të tjera, kancerit, diabetit etj? Janë zhdukur të gjitha të dhënat, por ka një numër të madh vdekjesh të deklaruara nfga vetë mjekët, ç’janë këto të dhëna që nuk tregohen? Kur nga mbyllën në shtëpi, njerëzit bënë diçka që nuk e kishin bërë kurrë, numri i vetëvrasjeve u rrit. Përse ISHP mban këtë sekret, të dhëna shtetërore të rëndësishme.”, tha Goxhaj.

Avokati tha se jemi i vetmi vend që nuk lejon testimet dhe tamponimet në spitalet private, duke shtuar se kjo bëhet për të mbajtur nën kontroll informacionin.

“Kanë vendosur që çështja e tamponimit, kontrollit laboratorik, testim të jetë monopol shtetëror,. Asnjë institucion privat nuk e ka këtë të drejtë ndërsa nevojat janë. një shqiptar që do të shkojë jashtë ka nevojë për një shkresë që është testuar, që spitali privat mund t’i provonte në çdo kohë. bota i bën testet edhe në privat edhe në publik, vetëm Shqipëria e ka ndaluar. Kjo ndalohet se ka të bëjë me mbajtjen kontroll të informacionit, dhe ë vërteta mbahet e bllokuar.

Mashtrimi është se ne duhet të jetojmë në terror e duke luajtur mendsh se do bëhemi varreza masive, do bëhemi mish për qentë siç thoshte Edi Rama. Kjo është plandemi e njeriut, jo e virusit, kam parë video në internet që i vendosin në rrugë si dele, është krijuar një skenë botërore e trajtimit të njerëzve si dele. Kanë ndërtuar një skenë të madhe globale të plandemisë. Kanë ngritur lajmin, “Donald Trump dorëzohet, përdor maskë”. U përhap lajmi sapo e publikoi një agjenci. Ka protokoll kur viziton një maskë, pavarësisht se nuk mund ti mbajnë zakonisht. Pse duhet interes për të ndërtuar një lajm, që e shpërndan një agjensi e vetme që është kryeministri dhe shkruajnë “Dorëzohet Trump”.”, tha Goxhaj për Fax News.

Më të lexuarat