BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Aktualitet

Kishin lënë takim për t’u sqaruar por 17-vjeçari përfundon në spital, si degjeneroi sherri në përdorimin e thikës e sëpatës

Kishin lënë takim për t’u sqaruar por 17-vjeçari

17-vjeçari Elvin Zira u plagos me thikë ditën e stome pas një përplasje mes dy grupeve të rinjsh rreth orës 15:30 në lagjen “Stalla” në Sukth. Sipas burimeve i plagosuri ka ecur 1 km në këmbë për të arritur tek urgjenca ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori me inicialet M. I. është shpallur në kërkim. Burimet bëjnë me dije se dy të rinjtë kishin pasur një debat tre ditë më parë, ndërsa sot e kishin lënë për t’u sqaruar. Secili prej tyre shkoi në lagjen ku e lanë për t’u sqaruar me grupet e tyre. Por debatet verbale, sharjet dhe ofendimet ia lanë më pas vendin përdorimit të armëve të ftohta.

Fillimisht bashkëmoshatari i tij me inicialet M.I. e qëlloi me thikë 17-vjeçarin, ndërsa më pas një tjetër nga shokët e autorit tentoi që ta godiste me sëpatë, por për fat të mirë është shmangur. Në spital 17-vjeçari ka shkuar vetë. Ai mësohet se ka një plagë thike në ije, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit të ngjarjes.