Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kishin mbushur bagazhin plot me drogë, arrestohen në flagrancë dy persona. Si u zbuluan trafikantët (Emrat+ detajet e operacionit)

Postuar: 23/10/2019 - 14:41

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin antidrogë i koduar “Çuka”, ndërsa ka bllokuar 26 kg lëndë narkotike të fshehur në bagazhin e një automjeti. Në lidhje me këtë aksion janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar. Të arrestuarit janë shtetasit Juvert  Xhelili dhe Stavri Hakarepi. I pari rezulton një emër i njohur për policinë pasi është dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 26 kilogramë kanabis sativa në një automjet. Vihen në pranga dy shtetas. Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e rasteve në drejtim të fushës së narkotikëve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, Strukturat e Narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bashkë me Patrullën e Përgjithshme  kanë bërë finalizimin e operacionit “Çuka” nëpërmjet informacioneve të marra në rrugë operative.

Në kuadër të këtij operacioni, në ndjekie e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Ura e Çukës” Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa. Në vijim të veprimeve proceduariale, Policia ka arreatuar në flagrancë dy shtetasit që ndodheshin në mjet S.H., 47 vjeç dhe J.Xh., 30 vjeç, me banim në Ksamil, si autorë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 23:12

Moderatorja Eni Vasili është përplasur ashpër me ish-deputetin te Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Postuar: 14/11/2019 - 22:47

Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar çështjen e pronave në Shqipëri.

Postuar: 14/11/2019 - 21:47

Juristi Sokol Azizaj tha se për shkak të paragjykimeve politike, ka pasur një numër të kufizuar k

Postuar: 14/11/2019 - 21:25

Gazetari Artan Hoxha ndodhet në stadiumin “Elbasan Arena” ku edhe po ndjek ndeshjen S

Postuar: 14/11/2019 - 20:00

Në një intervistë për “Ftesë në 5” transgjinorja Anxhela, rrëfeu të gjithë skenën e d

Postuar: 14/11/2019 - 18:57

Disa shqiptarë kishin fshehur kokainë në një zonë pyjore të Toskanës në Itali, por një derr i e

Postuar: 14/11/2019 - 18:34

Një shqiptar është kapur me një sasi prej 72 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.