BREAKING NEWS

‘Zbutet’ presidenti Meta, jep mesazhin e koduar me mimoza në duar

‘Zbutet’ presidenti Meta, jep mesazhin e koduar me mimoza në
x

Aktualitet

Kishte fshehur 51 pako drogë në tenxhere me oriz, shqiptari e pëson keq në Greqi

Kishte fshehur 51 pako drogë në tenxhere me oriz, shqiptari e
Një 40-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë greke pasditen e djeshme në Selanik.
 
Autoritetet helene kishin informacione për veprimtarinë ilegale që kryente shqiptari.
 
Policia greke ushtroi një kontroll në apartamentin që shqiptari e përdorte për fshehjen e lëndës psikoaktive, ku gjeti dhe sekuestroi 51 doza "mielli të badhë" me peshë totale 143.3 gram, e fshehur në dy tenxhere plastike orizi, një sasi kërpi me peshë 9.7 gram, si dhe dy peshore elektronike.
 
Në një kontroll tjetër në banesën ku jetonte 40-vjeçari, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të vogël "malli jeshil" dhe pluhuri të bardhë, që përdorej për përzierjen e "miellit të bardhë", rreth 1700 euro para cash dhe dy telefona celularë.
 
Gjithashtu policia sekuestroi edhe një motor, që shqiptari i arrestuar e përdorte për transportin e lëndës psikoaktive, në të cilin u gjet edhe një dozë "miell i bardhë".