Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kishte humbur prej disa ditësh, gjendet i pajetë i riu brenda kasolles (Detaje nga ngjarja e rëndë)

Postuar: 26/05/2019 - 22:17

Trupi i të riut Dorian Licaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 30 Prill u gjet i varur dhe në një gjendje dekompozimi, në një kasolle rreth 1 kilometër larg nga shtëpia e tij, në Maullit.

Pranë trupit të 31-vjeçarit u gjet biçikleta e tij, disa sende personale dhe telefoni i cili ishte i fikur.

Policia bën me dije se i riu ishte vetëvrarë dhe mjekët nuk kanë asnjë dyshim tjetër. Hidhen dyshime se ai mund të jetë vetëvrarë ditën kur u denoncua i zhdukur.

Hetimi për gjetjen e Dorianit u bë nga karabinieri i Raguzës, ndihmuar nga vullnetarë të shumtë, si dhe të afërmit e Dorianit, të cilët kishin ikur nga Shqipëria për të kontribuar në kërkimin e tij.

Doriani kishte shkuar në Itali që në Janar dhe ishte në kërkim të një pune. Ai u largua natën e 30 Prillit nga Marina di Ragusa, ku ishte mysafir tek kushërinjtë e tij dhe nuk u kthye më.

Kushërinjtë e kanë përshkruar si një njeri që vuante nga ankthi dhe para se të largohej ai kishte lënë një letër ku kërkonte falje për vuajtjet që do u shkaktonte njerëzve të familjes dhe të afërmve lidhur me veprimin që do bënte.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 23:21

Këtë të martë emisioni “Dritare me Rudinën”  është karakterizuar me debate dhe akuza të forta, ndërsa nuk kanë munguar edhe “surprizat”.
 

Postuar: 25/06/2019 - 22:23

Deputeti Lefter Maliqi ka debatuar ashpër me aktorin Laert Vasili, lidhur me situatën e tensionua

Postuar: 25/06/2019 - 21:52

Një person është dhunuar mbrëmjen e sotme në Korçë nga policia.

Postuar: 25/06/2019 - 21:29

Dalin notat e provimit të dytë të Maturës Shtetërore 2019, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Postuar: 25/06/2019 - 20:08

Gazetari i Bild, Peter Tiede ka reaguar sërish pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se ka dorë

Postuar: 25/06/2019 - 19:41

Një 55 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte në kufi para në mënyrë të pal

Postuar: 25/06/2019 - 18:39

Është çarë sërish kordoni i policisë në protestën në Kukës.