BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Aktualitet

“Kishte një pengesë të papranueshme në Këshillin e fundit Europian”, ministri i Punëve të Jashtme në Itali reagon për vizitën në Tiranë (Zbardhet axhenda dhe konferenca e përbashkët)

“Kishte një pengesë të papranueshme në Këshillin

Pritet të vizitojë ditën e sotme Tiranën, Luigi Di Maio, Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali. Ministri italian do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe me Kryeministrin, Edi Rama.

Në përfundim të takimit me Kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp. Ministri Di Maio do të kryejë një vizitë edhe në disa nga vendet e prekura nga tërmeti.

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio duke folur me gazetarët gjatë një seance dëgjimore në Palazzo San Macuto, tha se:

"Ne po jetojmë ditë të rëndësishme në lidhje me zgjerimin e BE-së në vende të rëndësishme si Shqipëria dhe Maqedonia. Sot do të jem në Shqipëri për të përshëndetur zjarrfikësit tanë që po ndihmojnë njerëzit atje, për forcimin e miqësisë dhe për të dhënë mbështetjen tonë për Shqipërinë për hyrjen në Bashkimin Evropian. Kishte një pengesë të papranueshme në Këshillin e fundit Europian në lidhje me hapjen e negociatave".