BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Aktualitet

“Kjo është e turpshme”, ish-kreu i degës së PD zbulon prapaskenat çfarë ndodhi nga përzgjedhja e kandidatëve për deputetë në Kukës: Po fusin hundën …

“Kjo është e turpshme”, ish-kreu i degës së PD

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në qarkun e Kukësit, nga Partia Demokratike.
Përmes një shënimi në rrjete sociale, ai thotë se ka parë shumë persona të ashtuquajtur ‘intelektualë” që u kërkojnë anëtarëve të PD të mbështesin ‘X’ apo ‘Y’.

Sipas tij kjo është e turpshme dhe një proces fundosjeje.

“Mos i fut hundet ku s’mer vesh ! Shoh shume ‘intelektual’ qe ju kerkojne anetareve te PD te mbeshtesin ‘X’ apo ‘Y’.

O ju hengert delja, po si te mbeshtesin ata ‘X’ apo ‘Y’, se i coroditet njerzit. Ky nuk eshte proces mbeshtetje sic duhet te ishte normalisht, por proces fundosje. Po ndodh sot ne Kukes, dhjetra perkrahes te ‘X-it’ u kerkojne anetareve te votojne kunder ‘Y’, dhe dhjetra mbeshtetes te ‘Y’ u kerkojne te votojne kunder ‘X’. Kjo eshte e turpshme, te fusesh institucionalisht frymen e urrejtjes eshte e patolerueshme dhe demorkatet sdo jua falin”, shkruan Elezi në një postim në rrjetet sociale.

Më të lexuarat