BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Aktualitet

“Kjo është e vetmja metodë më e mira e mundshme nga të këqijat e COVID”, Drejtoresha e ISHP tregon strategjinë shqiptare: Kjo është hera e parë që ...

“Kjo është e vetmja metodë më e mira e mundshme nga

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico tha në “Real Story” në News24 se kufizimi i daljes është më e mira e mundshme e të këqijave që vijnë nga koronavirusi COVID-19.

Sipas saj strategjia shqiptare ka qenë e përqendruar në dy gjëra, të kapë sa më shpejt rastet e dyshuara dhe e dyta të ndjekë kontaktet e ngushta.

“Ndihem shumë keq kur dikush më thotë që ndihem mbyllur në burg sepse mendoj që është një moment që kufizimi i daljes është më e mira të mundshme nga të këqijat që shkakton COVID. Duhet të zgjedhim diçka që është pa dhimbje për shëndetin fizik por pa diskutim prek shëndetin mendor.

Ajo që unë them është që OBSH nuk i dikton askujt asgjë. Por është hera e parë që OBSH në rastin e pandemisë mban një qëndrim që ajo që mendojmë është kjo dhe çdo qeveri ka autoritetin e vetë të vendosë si do ta menaxhojë këtë situatë. Ne nuk dalim nga linja por pa diskutim që grupi teknik ka bërë strategjinë shqiptare. Ka të bëjë me dy gjëra, të kapë sa më shpejt rastet e dyshuara dhe e dyta të ndjekë kontaktet e ngushta.

Nëse ju pretendoni që në datën x kjo gjë do të mbarojë, atëherë unë nuk jam mirë me mend e kokës. Situata në Shqipëri deri tani është një situatë shumë e kontrolluar nga pikëpamja e spitalorit. Kemi kapacitete. Ajo që ne kemi intensifikuar që po iu shkojmë pas kontakteve në një mënyrë që po të vish një ditë apo të ketë një gazetar terreni që t’i ndjekë këta njerëz nuk ka absolutisht një ankesë”, tha Fico.