BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Aktualitet

"Kjo është gjëja më absurde që po ndodh ", kreu i Urgjencës ka një paralajmërim për qytetarët

"Kjo është gjëja më absurde që po ndodh ",

Muaji qershor mbyllet me bilancin më të keq të përhapjes së infeksionit dhe numrit të viktimave nga Covid-19.

Ekspertët e shëndetësisë kërkojnë reflektimin e popullatës, veçanërisht të atyre qytetarëve që nuk besojnë në shifrat e sëmundshmërisë dhe as në ekzistencën e koronavirusit.

“Kjo është gjëja më absurde që po ndodh në këtë vend, ndërkohë që e gjithë bota është në këtë situatë, ashtu si edhe Ballkani. Njerëzit duhet ta marrin vesh një herë e mirë, nuk bëhet shaka me virusin, sepse po shkakton pacientë, viktima, po infekton njësoj si më parë”, thotë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj për A2.

Ai paralajmëron se në korrik do të ketë përkeqësim të situatës dhe rritje të rasteve. Gjithçka, sipas tij, është e lidhur me mosrespektimin e masave.

“Ky rezultat që shohim tani është pasojë e muajit maj, pasojat e qershorit do t’i shohim në korrik. Zbatoni rregullat”.

Brataj u bën thirrje qytetarëve t’i përshtaten sjelljeve të reja, ndërsa bizneset të respektojnë të gjitha masat mbrojtëse, veçanërisht në ambientet e mbyllura. Vetëm kështu, thotë drejtori i Urgjencës, qytetarët mund t’i shpëtojnë infektimit, ndërsa sistemi shëndetësor kolapsit.

Më të lexuarat