BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Aktualitet

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë

Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore.

Ndryshe nga çdo aksion i mëparshëm, për tre orë nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi.

“Live : Në aksin Sauk-Teg.

Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara

Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s'ka më mirë.

Sepse qëllimi jonë s'është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

E kjo është merkulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë.

Do vijojmë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, me të gjitha mjetet logjistike dhe kapacitetet në burime njerëzore që Policia Rrugore ka në dispozicion në të gjithë vendin, që viti 2020 tshkruhet në njoftimin e Policisë.

Më të lexuarat