BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Shëndeti

Zëvendëson edhe mishin, ky është ushqimi që bën mrekullinë për shëndetin

Zëvendëson edhe mishin, ky është ushqimi që bën

Patëllxhani është një nga perimet më të dashura për shqiptarët. E bëjmë turshi, e gatuajmë në tavë apo e bëjmë turli.

Madje sipas të dhënave patëllxhani nuk është një perime. Patëllxhani është një frut botanik që gatuhet si një perime.

Ai i përket familjes Solanacaea që ka lidhje me domatet, specat dhe patatet

Patëllxhanët rriten njësoj si domatet. Ekzistojnë plot 300 varietete të patëllxhanit që ndryshojnë nga forma, përmasa dhe ngjyra si jeshile, të bardha, vjollcë dhe portokalli.

Patëllxhanet në përmasa të vogla kanë një lëkurë mjaft të hollë dhe shije më të ëmbël se patëllxhanët e mëdhenj.

Në Shqipëri, patëllxhani kultivohet prej shekujsh dhe është pjesë e pandarë e gatimeve vendase.

Përdorimi i tij mbetet pjesë e traditës orientale të gatimit me shembullin më të mirë atë të tavës ‘imam bajalldi’, por edhe format e reja të gatimit si pjesë e turlive me zarzavate të ziera janë tradicionale për shqiptarët.

Pa harruar që glikoja me patëllxhanë të vegjël mbushur me bajame është një specialitetet më vete.

Patëllxhanët kanë nivele të ulëta të yndyrës, kolesterolit dhe kripës. Patëllxhanët janë një zëvendësues ideal i mishit në dietat vegjetariane. Ato kanë aftësinë të forcojnë kockat, parandalojnë osteoporozën, reduktojnë simptomat e anemisë, fuqizojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, sistemin tretës, ndihmojnë me rënien në peshë, mbajnë diabetin nën kontroll, ulin stresin, mbrojnë foshnjat nga defektet e lindjes, madje edhe parandalojnë tumoret.

Vlerat fantastike të patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet. Patëllxhani është i mbushur me vitamina C, K, B6, magnez, fosfor, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan. Në vijim ju sjell vlerat më të mira të këtij produkti.

Vlerat shëndetësore të patëllxhanit

Tretja. Patëllxhani është një burim i jashtëzakonshëm i fibrës, një element i nevojshëm për mbajtjen e një diete të balancuar.

Fibra është thelbësore për shëndetin gastrointestinal, për lëvizjen e rregullt të zorrëve dhe të muskujve përgjegjës për përcjelljen e ushqimit në trup.

Nxit Rënien në peshë. Duke qenë se patëllxhani nuk ka as yndyrë as kolesterol, është një ushqim shumë i shëndetshëm për njerëz që përpiqen të bien në peshë ose të luftojnë obezitetin.

Fibra parandalon çlirimin e ghrelinës, një hormon që i jep sinjal trurit kur na ka marrë sërish uria.

Kur ndihemi të ngopur, nuk kemi dëshirë për të ngrënë sërish, ndaj përpjekjet për të rënë në peshë janë të suksesshme.

Rrit imunitetin. Patëllxhani është një burim i pasur antioksidantësh të cilët shërbejnë si mburojë ndaj një sërë sëmundjesh.

Patëllxhani ka vitaminë C, një element thelbësor në sistemin imunitar sepse stimulon prodhimin dhe aktivitetin e qelizave të bardha.

Përmirëson shëndetin e kockave. Patëllxhani është shumë i mirë për ata që janë të rrezikuar nga degradimi i kockave dhe osteoporoza.

Patëllxhani ka hekur dhe kalcium që janë të rëndësishme për kockat.