Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLD reagon për lirimin e trafikantit të drogës: Ka vend për verifikimin e vendimit të gjyqtarit

Postuar: 12/10/2017 - 14:30

Pas lirimit të trafikantit të drogës Rakip Arapajt nga ambientet e paraburgimit i cili u kap me 5 ton drogë, vjen reagimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 

KLD thekson se vendimin për lirim e ka dhënë gjyqtari Arqile Basho, teksa shton se ai tashmë ka probleme serioze me ligjin. 

DEKLARATA E KLD-SË
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur me vëmendje informacionet e transmetuara në median e shkruar dhe vizive mbi lirimin nga paraburgimi të shtetasit R.A të hetuar, në masë sigurie arrest me burg, për mbi 5 tonë lëndë narkotike në fshatin Llakatund, Vlorë, duke theksuar se vendimi gjyqësor për lirimin e tij, dhënë nga gjyqtari A.B. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka probleme serioze me ligjin.

Ne këto kushte, pasi u shqyrtuan paraprakisht të dhënat e transmetuara në media, si dhe kuadri ligjor në fuqi, konkretisht dispozitat e Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”, është çmuar se ka vend për verifikimin e rastit në fjalë. Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi.
Në vijimësi KLD, nisur edhe nga ndjeshmëria e madhe që ka çështja, do të bëjë publike rezultatet e dala nga monitorimi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2018 - 10:32

Ka ndërruar jetë vajza 10 vjeçare e familjes preka që u shua në aksident tragjiok. Naomi Preka ishte në koma që prej ditës së dielë, ditën që ndodhi aksidenti tragjik në aksin Shkodër- Velipojë. Në këtë aksident humbi jetën Edmond Preka, dhe dy fëmijët e tij, djali 9 muajsh dhe vajza 5 vjeçare.

Postuar: 21/02/2018 - 10:20

Një automjet është djegur në orët e vona të darkës gjatë mbrëmjes së djeshme. Mësohet se makina ishte në pronësi, të këshilltarit të PD në Bashkinë e Tepelenës.

Postuar: 21/02/2018 - 10:14

Një bombul gazi ka shpërthyer në qytetin e Durrësit duke shkaktuar plagosjen e rëndë të  dy vëllezërve. Shpërthimi mësohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Ishëm.

Postuar: 21/02/2018 - 10:01

Liqeni i Farkës tashmë nuk është vetëm një destinacion për fundjavën, por edhe një ide e shkëlqyer për të kaluar mbrëmjet.

Postuar: 21/02/2018 - 09:56

Gjatë janarit dhe shkurtit bankat e nivelit të dytë kanë afishuar në vende të dukshme një tabelë ku sanksionohet një kufi i ri për sasinë e parave që mund të depozitohen pa një

Postuar: 21/02/2018 - 09:53

Bizneset shqiptare kanë punësuar më shumë punonjës në vitin 2016, por, në kushtet kur nuk investojnë në teknologji, kanë marrë më pak prodhim dhe të ardhura prej tyre.

Postuar: 21/02/2018 - 09:49

Reshjet  e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Berat-Skrapar duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks.