BREAKING NEWS

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në
x

Aktualitet

Klodiana Lala zbardh prapaskenat e forta: Remzi Hoxha ishte dëshmitar i një takimi mes Sali Berishës dhe...

Klodiana Lala zbardh prapaskenat e forta: Remzi Hoxha ishte dëshmitar i

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se Remzi Hoxha është shpallur i vdekur me vendim gjyqësor.

“Remzi Hoxha është shpallur i vdekur me vendim gjyqësor. Problemi është që unë mendoj se strukturat shtetërore të asaj kohe kanë penguar zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Në dosje ka një dokument të firmosur nga z. Berisha, që thotë të analizohet çështja. Gjykata krijoi bindjen që SHISH ishte tërësisht i përfshirë, por nuk krijoi bindjen për motivin e ngjarjes. Burime të ndryshme jashtë sallës së gjyqit thonin se Remzi Hoxha kishte qenë dëshmitarë e një takimi mes Berishës dhe Millosheviçit, por në dosjen gjyqësore nuk thuhet një gjë e tillë. Hetimet për ngjarjen janë hapur e mbyllur disa herë”, tha Lala për News24.