Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KMSH dënon ashpër sulmin terrorist në "Charlie Hebdo": Nëpërkëmbje arrogante e çdo vlere njerëzore

KMSH dënon ashpër sulmin terrorist në "Charlie Hebdo": Nëpërkëmbje arrogante e çdo vlere njerëzore

Postuar: 07/01/2015 - 18:42

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dënuar ashpër sulmin terrorist në zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Paris, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e kësaj ngjarjeje.
 
"Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar ndaj gazetarëve, oficerëve të policisë dhe të lënduarve të tjerë në këtë ngjarje. Kjo masakër dhe ky akt është një nëpërkëmbje arrogante ndaj çdo vlere njerëzore dhe një sulm i ulët e i dënueshëm nga çdo normë morale, fetare e universale. Terrori nuk mund të jetë kurrë pjesë e  ndonjë arritjeje apo shpëtimi, terrori nuk prodhon veçse kaos e ligësi. Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm dhe është një goditje kundër vlerave demokratike universale dhe vlerave njerëzore", thuhet në mesazhin ngushëllues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
 
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe mbarë popullit francez, si dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve. 
 
Ndërkohë, ata kanë theksuar se bashkohen me dhimbjen e tyre, duke uruar që drejtësia të veprojë sa më shpejtë.
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:37

Humb jetën në spitalin e traumës në kryeqytet 26-vjeçari me iniciale G.B i cili u aksidentua tre ditë më parë në Elbasan, si pasojë e të cilit u plagosën edhe tre persona të tjerë.
 

Postuar: 19/07/2019 - 23:08

Një e moshuar ka ndërruar jetën në Spitalin e Traumës pasi është rrëzuar në rrugën ‘Komun

Postuar: 19/07/2019 - 22:10

Dhjetëra agjentë policie ishin të përfshirë në operacionin, që çoi në arrestimin e 12  perso

Postuar: 19/07/2019 - 20:27

Adriatik Kuka vrau bashkëshorten e tij Hazbije Kuka në sy të djalit 8-vjeçar.

Postuar: 19/07/2019 - 19:22

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i ndodhur në familjen në Durrës.

Postuar: 19/07/2019 - 19:15

7 persona kanë rënë në pranga në Krujë për kultivim kanabisi, ku mes tyre është edhe një i mitur.

Postuar: 19/07/2019 - 19:03

Policia e Tiranës ka ndaluar një 73-vjeçar, për 2 vepra penale: "Vepra të turpshme" dhe