BREAKING NEWS

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri
x
BREAKING NEWS

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të
x
BREAKING NEWS

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë
x
BREAKING NEWS

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi
x
BREAKING NEWS

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi
x

Aktualitet

Kokaina lum në Belgjikë-Shqipëri-Itali/ Dënohet banda e frikshme shqiptare, zbardhen detaje, si i kishin hapur luftë njëri-tjetrit

Kokaina lum në Belgjikë-Shqipëri-Itali/ Dënohet banda e

Kanë dalë para gjykatës italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar të drogës trafikantët me në krye Bledar Shtembari.

Banda shqiptare dhe më i njohuri i saj Bledar Shtembari u arrestuan tre vite më parë ndërsa tashmë kanë janë njohur me vendimet e gjykatës ndaj tyre.

Bledar Shtembari u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg, Julian Tare me 4 vjet e 4 muaj burg dhe 4 mijë euro gjobë, Renato Hasa me 6 vite burg dhe 6 mijë euro gjobë.

Ndërkaq, një grua me origjinë rumune dhe një italian u dënuan me 10 muaj burg e një mijë euro, ndërsa një italian tjetër u shpall i pafajshëm. Operacioni i policisë së 13 qershorit 2019 rezultoi në 12 masa paraburgimi, 7 me burg dhe 5 në arrest shtëpiak, shkruajnë mediat italiane.

Gjithashtu u dhanë edhe 12 masa; 23 për të gjithë të dyshuarit, ku pjesë e bandës ishin 11 shqiptarë, 7 italianë, 3 maqedonas, një bjellorus dhe një rumun. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës ndërsa njihen edhe si rivalët e bandës së bosit mafioz të Viterbos, shqiptarit tjetër Ismail Rebeshit.

Të dyja bandat ishin në luftë me njëra-tjetrin për të marrë kontrollin e Viterbos për të dominuar tregun e kokainës. Mes të arrestuarve ka dalë në gjyq edhe 42-vjeçari shqiptar, Erjion Collaku, i cili dyshohet se kishte rolin e “korrierit”, duke transportuar kokainën nga një vend europian në tjetrin.

Më 14 tetor të vitit 2020, katër prej tyre u dënuan në shkallë të parë me 11 vjet burg: nga një vit Ridenc Medolli, 4 vjet Fatjan Sopi dhe nga 3 vjet Armand Cuni dhe Mario Kelmendi.

Drejtësia italiane arriti të çmontonte bandën e dorgës pas hetimeve të karabinierëve të koordinuara nga DDA e Romës.

Sipas akuzës, të pandehurit kanë trafikuar lumenj kokaine nga Belgjika nëpërmjet Shqipërisë dhe më pas dërgohej për në Itali. Sapo droga mbërriti në Viterbo të Italisë ajo përpunohej në një apartament pranë stacionit Porta Fiorentina, më pas vendosej në kavanoza me oriz, për të zvogëluar dëmtimin për shkak të lagështirës.

Dhjetëra trafikantë droge të shpërndarë në të gjithë zonën kishin për detyrë t’ua dorëzonin lëndën narkotike bosëve të tyre si dhe e shpërndanin në klubet e natës në Itali.