BREAKING NEWS

A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të ketë hetime nëse...

A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të
x
BREAKING NEWS

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po bën FBI me këtë çështje

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po
x
BREAKING NEWS

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me kryeministrin: Rama ka anuluar aktivitetet, që nga e mërkura...

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me
x
BREAKING NEWS

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së
x
BREAKING NEWS

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen
x

Aktualitet

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”/ Përjashtohet 1 vit futbollisti i njohur, dënohet Erzeni, Lushnja dhe Shkumbini! Paralajmërohet Tirana dhe Vllaznia! Lojtari pezullohet me 12 ndeshje

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”/

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet në bazë të ndeshjeve të fundit në futbollin shqiptar. Disiplina është treguar me dorë të hekurt ndaj zyrtarëve dhe lojtarëve në Kategorinë e Dytë dhe moshat, teksa zyrtari i Adës, Etrit Nika është pezulluar me tetë ndeshje ndërsa lojtari i Gramshit, Arbër Baku për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes pezullohet me 12 ndeshje.

Erzeni për sjellje të gabuar të tifozëve dënohet me gjobë, mase që është marrë edhe për Lushnjën, teksa janë paralajmëruar Tirana dhe Vllaznia. Për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes janë pezulluar shumë lojtarë te moshat.

Vendimet e plota:

KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
KF Tirana, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i KF Vora, Arbis Vjerdha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Gramshi, Arber Baku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Ada, Etrit Nika, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Envi Bocka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Eldi Pojana, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Astjon Sulce, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Emanuel Guci, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Akademia e Futbollit U19, Kevin Ducellari, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Akademia e Futbollit U19, Renato Krrashi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Akademia e Futbollit U19, Albi Fishti, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Labëria F.C. Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Labëria F.C. Albano Çaushaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.