BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Aktualitet

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon Ramën për mbylljen e kolegjit turk: Vendim i nxituar dhe me pasoja, nuk janë respektuar standardet e procesit të rregullt

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon Ramën për mbylljen e kolegjit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp lidhur me procedurat e autoriteteve për mbylljen e kolegjit turk. Komiteti Shqiptar i Helsinkit në deklaratën e tij ka sqaron se procedurat e autoriteteve për mbylljen e kolegjit turk, nuk i përmbushin standardet e procesit të rregullt. Sipas KShH masa e mbylljes së shkollës nuk është në përputhej me kërkesat e parashikuara në dispozitat ligjore të renditura nga Komiteti. Gjithashtu KShH, thekson se e drejta për proces të rregullt ligjor nuk kufizohet vetëm në procesin gjyqësor, por përfshin edhe atë me karakter administrativ, pra njohja paraprake e personit me faktet që e ngarkojnë atë me përgjegjësi, respektimi i së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur, nëpërmjet dhënies së sqarimeve paraprake. Duke shtuar se gjatë shqyrtimit të çështjes, janë disa nga elementet bazë që garantojnë të drejtën kushtetuese të cilitdo për proces të rregullt ligjor.“Procedurat e autoriteteve për mbylljen e Kolegjit Turk “Mehmet Akif Ersoy” nuk përmbush in standardet e procesit të rregullt, duke rezultuar me dhënien e një masë të ashpër, të nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja të dëmshme. KShH vlerëson se në rastin e mbylljes së këtij institucioni arsimor privat para universitar, nuk janë respektuar standardet e procesit të rregullt që kërkon neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në vendimin nr. 25, datë 10.05.2021 të Gjykatës Kushtetuese theksohet se e drejta për proces të rregullt ligjor nuk kufizohet vetëm në procesin gjyqësor, por përfshin edhe atë me karakter administrativ. Njohja paraprake e personit me faktet që e ngarkojnë atë me përgjegjësi, respektimi i së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur, nëpërmjet dhënies së sqarimeve paraprake, ashtu dhe gjatë shqyrtimit të çështjes, janë disa nga elementet bazë që garantojnë të drejtën kushtetuese të cilitdo për proces të rregullt ligjor”, thuhet në deklaratë.

KShH: Vendimi nuk përmbush standardet thelbësore të arsyetimit

Ndërkohë, në deklaratën e KShH thuhet se në vendim e Këshillit të Ministrave, tërheq vëmendjen fakti që në të përmenden vetëm detyrimet e institucionit arsimor parauniversitar privat dhe jo arsyet apo motivet konkrete si dhe shkeljet e ligjit që kushtëzuan miratimin për mbylljen e kësaj shkolle. Po ashtu, deklarohet se vendimi nuk përmbush standartet thelbësore të arsyetimit. “Duke u njohur me këtë Vendim të Këshillit të Ministrave, tërheq vëmendjen fakti që në të përmenden vetëm detyrimet e institucionit arsimor parauniversitar privat dhe jo arsyet apo motivet konkrete si dhe shkeljet e ligjit që kushtëzuan miratimin për mbylljen e kësaj shkolle. Ky vendim nuk përmbush standartet thelbësore të arsyetimit, si një akt administrativ me pasoja për palët, por edhe për nxënësit dhe prindërit e tyre që i kanë besuar Fondacionit edukimin dhe arsimimin e tyre. Sipas standarteve të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, përveç elementeve formale, akti administrativ duhet të jetë i qartë dhe të përmbajë, krahas shpjegimit të situatës faktike mbi të cilën është marrë, edhe shpjegimin e përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të vlerësimit të provave, bazën ligjore të aktit, një shpjegim pse kushtet ligjore për zbatimin e tij plotësohen në këtë rast (shih vendimet nr. 25, datë 10.05.2021; nr. 29, datë 27.06.2013 të Gjykatës Kushtetuese)”, thuhet në deklaratë.

Kërkesa për Ministrinë e Arsimit

Po ashtu, në deklaratë Komiteti i Helsinkit thekson se drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit Gulistan, i ka kërkuar në rrugë zyrtare Ministrisë së Arsimit dhe Sportit miratimin e transferimit të shkollës nga godina ekzistente në një godinë në Kashar. Sipas KShH, Ministria e Arsimit dhe Sportit, me shkresën përgjigjej se godina ku mendoj transferimi nuk përmbushte kushtet.“Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit Gulistan, më datë 10.06.2022 i ka kërkuar në rrugë zyrtare Ministrisë së Arsimit dhe Sportit miratimin e transferimit të shkollës nga godina ekzistente në një godinë në Kashar. Ministria e Arsimit dhe Sportit, me shkresën nr. 4030/3, datë 01.07.2022 i përgjigjet se sipas relacionit mbi gjendjen ndërtimore të objektit të Zyrës Vendore Arsimore (ZVA) Tiranë, godina ku mendohej transferimi i shkollës nuk plotësonte standardet përkatëse”, thuhet në deklaratë.