Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kompania që ndërtoi urën e Genovas është përfshirë në skandal korruptiv, qeveria shqiptare i ka besuar një projekt

Postuar: 14/08/2018 - 19:58

Kompania "Condotte SPA" që ndërtoi urën Morandi në Genova, e cila u shemb ditën e sotme, duke shkaktuar 35 viktima, dhe dhejtra të plagosur, 6 muaj më parë u përfshi në një skandal korruptiv në Itali. Kështu më 13 mars të këtij viti presidenti i kompanisë, Duçio Astaldi bashkë me 5 zyrtarë të tjerë u prangosën për korrupsion, pasi u akuzuan për abuzime për ndërtimin e tre pjesëve të autostradës Sirakuza-Xhela.

 
Siç raportonin në atë kohë mediat italiane, 6 të arrestuarit u përfshinë në një hetim për ryshfet, ndërsa u zbulua se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte kryer procedura fiktive, ndërsa fituesi ishte përcaktuar më herët.
 
Në një kohë kur sot partitë opozitare në Itali kanë kërkuar që përgjegjësit për tragjedinë në Genova të dalin para drejtësisë, kujtojmë se ‘Condotte SPA’ është një kompani që ka kryer dhjetra vepra të mëdha në Itali.
 
Madje aktivitetin ajo e ka shtrirë edhe në Shqipëri edhe përmes një nënkompanie të saj, përkatësisht ‘Inso’. Kujtojmë se më 3 maj të këtij viti qeveria shqiptare firmosi një kontratë me kompaninë ‘INSO’ për ndërtimin e spitalit të ri 7 katësh në QSUT.
 
Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme ka vlerën e 14.4 milionë euro, ndërsa marrëveshja në atë kohë u nënshkrua mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë ‘INSO’ Frabricio Puçareli. Kjo marrëveshje me qeverinë shqiptare është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të kompanisë italiane ‘INSO’.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 23:20

Kjo javë që lamë pas ishte kryesisht me  mot të qëndrueshëm. Por ditët në vijim, do të sjellin rrebeshe shiu, duke nisur nga  pjesa e dytë e javës. Ja parashikimi i motit:

Postuar: 15/09/2019 - 22:59

Zjarret janë shndërruar në një problem shqetësues në mbarë vendin duke ngritur alarmin si për shk

Postuar: 15/09/2019 - 22:34

Nesër shënohet dita e parë e vitit të ri shkollor 2019 – 2020 në mbarë vendin.

Postuar: 15/09/2019 - 22:01

Është ndarë nga jeta ish-gjenerali Rrahman Parllaku.

Postuar: 15/09/2019 - 21:39

Analisti gjerman, Bodo Weber, anëtar i Këshilli të Politikave të Demokratizimit në Berlin, parash

Postuar: 15/09/2019 - 21:32

7 shoferë kamionësh të cilët vepronin në nxjerrjen e gurëve dekorativ në Malin e Tomorrit janë sh

Postuar: 15/09/2019 - 21:26

Një aksident ka ndodhur në Kavajë mbrëmjen e sotme.