Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Konfliktet banale i morën jetën 23-vjeçarit tropojan, Policia e Fierit zbardh krimin e rëndë, pranga dy autorëve

Postuar: 14/08/2019 - 07:36

Njëzet e katër orë pas krimit të rëndë që tronditi Fierin, ku një i ri u gjet i vrarë me thikë në një kanal, policia e këtij qyteti ka zbardhur ngjarjen. Policia e Fierit mëngjesin e djeshëm tha se ka vënë në pranga dy të rinj si autorë të dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Hamil. Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se krimi i rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së 11 gushtit, e diel, ku në fshatin Hamil u gjet i vrarë me thikë i riu tropojan. Kështu nga hetimet e kryera, si të dyshuar të këtij krimi të rëndë u vunë në pranga shtetasit me inicialet S. S., 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K. M., 20 vjeç, banues po në fshatin Sulaj. Dy të rinjtë e arrestuar akuzohen se në fshatin Hamil, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me thikë 23-vjeçarin Selimi, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Dy të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Policia tha zyrtarisht se rreth orës 07:00 të kësaj të hëne, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shenja jete në kanal 23-vjeçari Florian Selimi. Sakaq pranë kanalit ku u gjet trupi i pajetë, është gjetur një makinë tip “Renault” me targa AA641EN, me kofano të hapur dhe një gomë të hequr.

Motivi i krimit

Konfliktet e vjetra dyshohet se kanë qenë shkaku i vrasjes së 23- vjeçarit Florian Selimi në Fier. Sipas burimeve policore pas arrestimit të dy autorëve të dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit tropojan, mësohet se mes të rinjve ka pasur një përplasje së fundi, e nxitur edhe nga një incident i disa viteve më parë kur një i afërm i viktimës kishte pasur me vëllanë e një prej të arrestuarve. Florian Selimi u gjet i pajetë në një kanal në rrugë pranë fshatit Hamil. Policia konstatoi se ai ishte goditur me thikë dhe si pasojë kishte humbur jetën. Trupi i të riut u gjet mëngjesin e së hënës nga kalimtarët që kanë lajmëruar menjëherë policinë. Ndërsa pas hetimeve të së shkuarës është arritur të zbardhet ngjarja duke vënë në pranga të dyshuarit. Selimi i lindur në Tropojë ishte shpërngulur para një muaji me banim në Fier. Viktima ishte një emër i njohur për policinë, katër vite më parë, kur ishte 19 vjeç, Selimi, lindur në Tropojë, banues në Sulaj, u ndalua nga policia, pasi kishte djegur një fugon që kishte vjedhur, me qëllim për të humbur gjurmët. Vjedhja e fugonit Benz kishte bërë në 7 janar 2015 në lagjen “Mbrostar Ferko” të Fierit.

Ngjarja

Fshati Sulaj do të tronditej mëngjesin e së hënës, ku pranë një kanali në kthesën e Hamilit do të gjendej një trupi i pajetë i 23-vjeçarit Florjan Selimi. Viktima ishte me origjinë nga Tropoja dhe prej disa vitesh jetonte në Fier. Ndërkohë, pranë kanalit ku u gjet trupi i pajetë, ndodhej një makinë. 23-vjeçari, Florian Selimi, dyshohet se u vra gjatë orëve të natës, pak pas mesnate dhe pasi u vra, u hodh nga autorët në një kanal në anë të rrugës së Hamilit. Vetë Policia ka dyshime se i riu është konfliktuar fizikisht me autorët, ndërkohë që ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë. Goditja ka qenë në zonën e barkut dhe i ka dëmtuar të gjitha organet jetësore. Fakti që ngjarja ka ndodhur natën, ka bërë që i riu të ketë kaluar dhimbje të rënda për disa orë, kjo pasi në atë rrugë nuk ka kaluar askush që të mund t’i ofronte ndihmën e parë. Sipas mjekëve, nëse do të ishte paraqitur në kohë në spital, edhe mund të ishte shpëtuar nga vdekja. Trupi është gjetur i ftohtë, pasi kishte humbur shumë gjak. Ndërkohë, pranë kanalit ku u gjet trupi i pajetë, është gjetur një makinë tip “Renault” me targa AA 641 EN, me kofano të hapur dhe një gomë të hequr, ç’ka i bërë hetuesit të dyshojnë se i riu ka pasur probleme me automjetin. Nuk dihet ende nëse mjeti ishte i tij apo i vjedhur dhe Policia po heton për këtë fakt. “Rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shenja jete shtetasi F. S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë (thikë), dyshohet gjatë një konflikti”, tha zyrtarisht Policia mëngjesin e së hënës, në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Elvis MYRTA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 23:55

Personi qe shihni ne foto është pronari i lokalit Mihal Kokedhima, 51-vjeçari që u arrestua nga policia pasi dhunoi turistët spanjollë pas konfliktit për peshkun në lokalin e tij.

Postuar: 17/08/2019 - 23:50

Ky është momentit kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë k

Postuar: 17/08/2019 - 23:37

Rruga Rrëshen-Burrel është plotësisht e amortizuar.

Postuar: 17/08/2019 - 23:14

Ergys Ibrahimi është një nga punëtorët që humbi jetën sepse në atë të "premte të zezë"

Postuar: 17/08/2019 - 22:50

Gazetari Aleksander Çipa duke komentuar krizën politike që ka mbërthyer vendin prej muajsh, thotë

Postuar: 17/08/2019 - 22:02

Tre gjimnaziste nga Tirana kanë marrë pjesë në 'Technovation challenge' që u zhvillua në

Postuar: 17/08/2019 - 21:51

Gazetari dhe analisti Aleksandër Çipa, është shprehur kundër projekt-ligjit antishpifje të qeveri