BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Konflikti në Rripin e Gazës me dhjetëra të vdekur, vjen reagimi urgjent nga Tirana zyrtare: Sulmet me raketa të pajustifikueshme, të kthehet qetësia dhe…

Konflikti në Rripin e Gazës me dhjetëra të vdekur, vjen

Përshkallëzohen tensionet mes Jeruzalemit, në lidhje me këtë situatë ka reaguar Tirana zyrtare. Me anë të një postimi në rrjetin social, Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës.

Po ashtu, bëhet thirrje për ulje të tensioneve, gjë e cila do të ishte në të mirë të izraelitëve dhe të palestinezëve që jetojnë në këtë rajon.

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë.

Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Militantët e Hamasit në Rripin e Gazës hodhën disa raketa në drejtim të Jerusalemit, duke i rritur edhe më shumë tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve. Raporte për të plagosur nuk ka, edhe pse Parlamenti i Izraelit u evakuua. Udhëheqësit e Hamasit kërcënuan se do të sulmojnë përsëri, pasi qindra palestinezë u plagosën më herët në përleshje me policinë izraelite. Për disa viktima u raportua më vonë, pas sulmeve të Izraelit kundër grupit islamist.

Izraeli tha se ka vrarë tre militantë të Hamasit. “Kemi nisur, e përsëris kemi nisur, të sulmojmë caqet ushtarake në Gaza”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, tha se nëntë persona – përfshirë disa fëmijë – kanë vdekur në sulmet izraelite.

Ditëve të fundit, Jerusalemi ka përjetuar dhunën më të rëndë ndër vite. Më shumë se 300 palestinezë janë plagosur në konfrontimet me policinë izraelite jashtë xhamisë al-Aqsa të hënën.

Jerusalemi është vendi më i ndjeshëm në konfliktin – të vjetër disa dekada – midis Izraelit dhe palestinezëve. Krahas rëndësisë së tij fetare, janë edhe pretendimet kombëtare.

Izraeli e ka aneksuar Jerusalemin Lindor dhe e konsideron të gjithë qytetin si kryeqytet të tijin, edhe pse ai nuk njihet si i tillë nga shumica e vendeve të tjera. Palestinezët, në anën tjetër, e shohin gjysmën lindore të Jerusalemit si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Më të lexuarat