BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Konflikti për pronën, 52 vjeçari i sapokthyer nga Suedia vret vjehrrin, vjehrrën e më pas veten

Konflikti për pronën, 52 vjeçari i sapokthyer nga Suedia vret

Krimi në familje godet sërish. Kryeqyteti do të tronditej mëngjesin e djeshëm nga një ngjarje e rëndë, ku dhëndri do të vriste vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në zonën e Unazës së Re dhëndri, 52 vjeçar, vrau me pistoletë dy të moshuarit dhe më pas theri veten me thikë. Viktima të kësaj ngjarje të rëndë mbetën Bujar Mata, 63 vjeç, Xhevaire Mata, 52 vjeçe, dhe vetë autori Majlind Lila, 52 vjeç. Ngjarja e rëndë u shënua në banesën e çiftit Mata në rrugën “Kristaq Mone” në zonën e Astirit. Autori prej disa vitesh bashkëjetonte me Nevilën, vajzën e çiftit të ekzekutuar me tre plumba. Nga ajo marrëdhënie, ata kanë edhe një vajzë të mitur. Fqinjët shprehen të tmerruar dhe sipas tyre viktimat ishin njerëz të urtë dhe punëtorë. Prej disa kohësh Majlindi dhe Nevila, 36 vjeçe kishin emigruar në Suedi, për të kërkuar azil. Prindërit e vajzës ka qenë kundër kësaj marrëdhënieje, ndërsa Nevila aktualisht ndodhet në Suedi. Ata nuk kishin bërë celebrim, por sipas uniformave blu, autori i krimit 52-vjeçari Lila e kishte njohur atësinë e vajzës së tij në gjendje civile. Lila fajësonte prindërit e Nevilës, Bujar e Xhevahire Mataj me origjinë nga Korça, për ndarjen nga vajza e tyre. Pikërisht ky konflikt dyshohet të jetë edhe motivi i krimit. Por, nuk është ky i vetmi dyshim që grupi hetimor po heton. Mësohet se disa kohë më parë autori, kishte blerë një tokë të cilën e kishte vënë atë në emër të vjehrrit të tij. Sipas grupit hetimorë, përveç konflikte të vazhdueshme që Majlind Lila kishte me prindërit e ish bashkëshortes, ishte dhe prona të cilën ai kishte blerë disa kohë më parë dhe e kishte regjistruar atë në emër të Bujar Matës, ish-vjehrri të tij. Ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka marrë dëshmitë e familjarëve dhe ka sekuestruar kamerat e hotelit ku qëndroi autori i këtij krimi të rëndë. Ky është rasti i dytë i krimit në familje për 2019. Në 2 Janar, në qytetin e Ballshit, Gazmend Musta vrau me thikë në banesë bashkëshorten dhe kunatën e tij.

Debati

Majlind Lila ka ardhur dy ditë më parë nga Suedia, gjatë kësaj periudhe ai kishte shkuar në banesën e të moshuarve dhe fillimisht ata ishin grindur me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas 52-vjeçari, qëlloi për vdekje dy të moshuarit. Fillimisht ai ka qëlluar në dhomën e ndenjes një herë në gjoks, Bujarin duke e lënë të vdekur në vend. Xhevria në tentativë për ti shpëtuar sulmit të ish dhëndrit të saj ka dalë me shpejtësi nga dhoma, ku u qëllua bashkëshorti i saj, por Majlinda e ka ndjekur atë duke e qëlluar dy herë dhe shkaktuar vdekjen e menjëhershme. I ndodhur në këtë situatë dhe në gjendje të rëndë psikologjike, Lila ka marrë thikën e bukës, ku ka prerë damarët dhe fytin dhe është hedhur nga kati i dytë në kangjellat e murit rrethues të familjes Mata. Policia e transportoi Majlind Lilën në gjendje të rëndë në spital por 52-vjeçari, nuk arriti të mbijetojë. Autori i këtij krimi të rëndë rezulton person me precedentë të mëparshme penalë. 52-vjeçari, Majlind Lila, rezulton i proceduar më herët nga policia për dhunë në familje, nga ana e bashkëjetueses së tij Nevila Mata, me të cilën kishte edhe një vajzë. Pas denoncimit gruaja e cila punonte si psikologe në një shoqatë, ishte pajisur me urdhër mbrojtje, por pavarësisht kësaj kishte rinisur bashkëjetesën me Lilën. Gjithashtu Rezulton se Lila ishte përdorues i pijeve alkoolike dhe njihej si natyrë problematike, dyshohet se krimin e rëndë mëngjesin e djeshëm ai e ka kryer nën efektin e alkoolit. Prej më se një viti ai, Nevila dhe vajza e tyre ishin zhvendosur në Suedi për të jetuar, por aty konfliktet nuk kishin ndalur, duke bërë që çifti të ndahej. Majlindi prej pak ditësh ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa Nevila nuk kishte pranuar, duke vendosur të qëndrojë me vajzën në Suedi. Ardhja e saj në vendin tonë dhe marrja në pyetje nga grupi hetimor do të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, e cila tronditi mbarë opinionin publik.

Elvis Myrta