Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Konflikti për pronën, plagoset me armë gjahu pronari i furrës së bukës në Kavajë, arrestohet 26-vjeçari

Postuar: 16/03/2019 - 07:27

Një 60-vjeçar, ka mbetur i plagosur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Kavajës. I moshuari është qëlluar me armë zjarri nga një 26-vjeçar, në ambientet e biznesit së tij. Mësohet se Esat Kotorri 60-vjeç, është qëlluar nga Seferian Troka, në ambientet e biznesit së tij. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të 60-vjeçarit, në një furrë buke në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë mësohet se i riu ka qëlluar ndaj Kotorrit pas një konflikti pronësie që ata kanë pasur mes tyre. Ishte ora 05:00 e mëngjesit kur Troka ka hyrë në furrën e bukës, ku 60-vjeçari, ishte duke punuar me çifte në dorë dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tij. Pas ngjarjes punëtorët e furrës së bukës kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar në spital të plagosurin. Kotorri fillimisht është dërguar në spitalin e Kavajës, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Burime spitalore bëjnë me dije se 60-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia menjëherë pas ngjarjes mori në pyetje personat që ishin në ambientet e furrës kur ndodhi ngjarja. Kanë qenë punonjësit të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe i kanë treguar policisë mbi identitetin e tij. Menjëherë policia u vu në lëvizje, ku rreth 1 orë e gjysmë pas ngjarjes bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e kësaj ngjarje të rëndë, e cila fatmirësisht përfundoi pa viktima. Ndërkohë, burime thanë për gazetën “Sot” se familje Kotorri dhe Troka janë në një konflikt pronësie bashkë. Mësohet se mbrëmjen e së enjtes përpara se të ndodhte ngjarja ata kanë pasur një sherr mes tyre, ku pas sherrit Seferian Troka, ka hyrë në furrën e Esat Kotorrit dhe ka qëlluar me çifte në drejtim të tij duke e plagosur. Mbi autorin, tashmë të arrestuar rëndon akuza e “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”,

Policia

Ka qenë policia e kryeqytetit e cila mëngjesin e djeshëm dha detaje për ngjarjen e rëndë në qytetin e Kavajës, ku mbeti i plagosur pronari i furrës së bukës në këtë qytet. Sipas policisë së kryeqytetit ka qenë një konflikt pronësie i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve, por fatmirësisht pa viktima. Zyrtarisht policia tha se pas plagosjes së 60-vjeçarit, Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin Seferian Troka 26 vjeç. Në komunikatën e shpërndarë për mediat policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.15 të mëngjesit të djeshëm, në qendër të qytetit të Kavajës. Rreth orës 05:15 të mëngjesit të së premtes, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie është plagosur me armë gjahu pronari i një furre buke, shtetasi Esat Kotorri 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Si autor i ngjarjes, policia ka identifikuar një 26-vjeçar me inicialet S. T., i cili u arrestua nga uniformat blu. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal”, sqaroi zyrtarisht policia pas zbardhjes së ngjarjes dhe kapjes së autorit.

Elvis Myrta

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:49

 Aksident rrugor me një të vdekur në aksin kombëtar që lidh Tiranën me Durrësin.Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 21:45 , në superstradën Durrës-Tiranë, thanë për noa.al burime nga policia e Durrësit.

Postuar: 21/05/2019 - 23:14

Gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në të gjithë territorin.Si

Postuar: 21/05/2019 - 22:28

Është aksidentuar mbrëmjen e sotme autobusi i linjës Tiranë-Kamëz.

Postuar: 21/05/2019 - 22:19

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve për votimin e kryetarit të ri të Akad

Postuar: 21/05/2019 - 21:56

Agjencia e kontrollit kufitar e Bashkimit Europian, Frontex, u vendos për herë të parë jashtë BE,

Postuar: 21/05/2019 - 21:21

Zgjedhja e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Shkodër, Vatë Staka si anëtar i Këshillit të Lartë të P

Postuar: 21/05/2019 - 20:00

Guardia di Finanza në Romë, ka kryer një operacion të gjerë kundër një organizate të dedikuar në