BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë nëse BE nuk ‘na hap dyert’? Rama del me mesazhin e fuqishëm: Ballkani Perëndimor ofron shanse për aktorë që s’kanë qëndrim dashamirës, ja sa rrezikon Shqipëria

Çfarë do të ndodhë nëse BE nuk ‘na hap
x

Aktualitet

Konflikti që degradoi në përdorimin e armëve mes 2 biznesmenëve në Tiranë, gjykata jep masën e sigurisë për 2 ortakët (EMRAT-VENDIMI)

Konflikti që degradoi në përdorimin e armëve mes 2

Jepet masa 'arrest shtëpie' nga gjykata e Tiranës për dy biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça. Dy orakët u konfliktuan me njeri-tjetrin për mosmarrëveshjet që kishin për ndërtimin e një pallati në ish-Park.

Policia e Tiranës vuri në pranga dy biznesmenët më datë 14 janar, pas konfliktit për ndërtimin e një pallati në zonën e ish-Parkut. Në pranga ranë dhe tre bashkëpunëtorë të tyre.

Si pasojë e të shtënave me armë, mbeti i plagosur një kalimtar i rastit, Klodjan Kamino, ndërsa policia thotë se e ka identifikuar personin që ka qëlluar me armë, por identitetin nuk ia bën publik për arsye hetimi.

Në pranga ra dhe roja i pallatit Shkëlzen Biberi, i cili akuzohet për vepërën penale “Moskallëzim krimi”. Gjithashtu, u arrestua për këtë vepër penale dhe Skender Margjeka, 52 vjeç, dhe Alfred Lumani, 48 vjeç. Për të tre këta u vendos masa "Detyrim paraqitje".

Kujtojmë se, sherri mes Sino Llanajt dhe investitorit tjetër Albert Allmuça, ka nsiur pasi nuk kanë rënë dakord për punimet e një pallati në ndërtim e sipër. Shkak për konfliktin mes dy investitorëve është bërë një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën “Ndre Mjeda”.