BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Aktualitet

Kontejnerët me 1.3 ton kokainë që kaluan në Shqipëri, Artan Hoxha nxjerr detaje të reja: Fundja fundit fqinjët tanë janë! Në fakt ngarkesën e kanë shkarkuar që në...

Kontejnerët me 1.3 ton kokainë që kaluan në Shqipëri,

Katër persona u arrestuan pas kapjes së kamionit me 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut, i cili kaloi përmes dy doganave shqiptare, atë të Hanit të Hotit dhe më pas të Qafë Thanës.

Menjëherë pas bërjes publike të ngjarje dje reagoi gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili shkruante: Kamioni me 1.3 tone kokaine u prit me "nderime" ne Shkoder dhe u percoll me "respekte" ne Pogradec....

Nje lajm i bujshem u publikua ne media gjate oreve te pasdites per kapjen rekord te 1.3 toneve kokaine ne nje magazine frutash ne fshatin Krushopek te Maqedonise se Veriut.

Pavarsisht tentatives per ti veshur merita policise sone, per pjesemarrjen e saj ne nje operacion nderkombetar kunder narkotrafikut,(te organizuar kryesisht nga agjensite antidroge te SHBA dhe Italise), e vetmja gje qe te mbetet ne mendje eshte fakti se:

Kamioni me 1.3 tone kokaine, u prit me "nderime" ne doganen e Hanit te Hotit ne Shkoder, dhe u percoll me "respekte" ne doganen e Qafe Thanes ne Pogradec, per tu arrestuar pastaj dy shofere dhe nje magazinier ne nje fshat te Maqedonise se Veriut!!!!!!!!!

A nuk ngjan pak si historia e kontenierit me 613 kg kokaine te kapur ne Maminas, ku u arrestuan vetem dy shofera dhe nje hamall magazine bananesh????!!!!!”

Artan Hoxha ka reaguar sërish sot me një koment në detajet që publikoi dje në rrjetet sociale. Sipas Hoxhës, kokaina ishte zëvendësuar që në portin e Tivarit dhe kamioni që po ndiqej ishte mbushur me banane, njësoj si me rastin që ndodhi kontejnerët në Durrës që ishin zëvendësuar me oriz.

“Fundja fundit fqinjet tane jane... Ne fakt ngarkesen e ka shkarkuar qe ne portin e Tivarit, atyre ne kontenier u kane lene vetem bananet si ne rastin e Durresit te ne kur ne vend te kokaines vendosen oris te presuar”, shkruan Hoxha.

Kontejnerët me 1.3 ton kokainë që kaluan në Shqipëri,

Kontejnerët me 1.3 ton kokainë që kaluan në Shqipëri,