Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kontrolli i policisë në pyll ‘fundos’ babë e bir, arratiset djali, por çfarë i zbulojnë 55-vjeçarit (Zbardhen detajet e operacionit)

Postuar: 19/08/2019 - 15:41

Policia e Tiranës vë në pranga një 55-vjeçar, ndërsa djali i tij shpallet në kërkim, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 , kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit N. A. 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fag, të Njësisë Administrative Shëngjergj, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu kanë shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin E.A.

Arrestimi i këtij shtetasi dhe shpallja në kërkim e djalit të tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në brendësi të pyllit të fshatit Fag, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis.

Si rezultat i punës hetimore dhe provave ligjore të sekuestruara në vendin e ngjarjes, dyshohet se babë e bir janë autorë të kësaj vepre penale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 65 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:46

Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për takimin që ka patur me menaxherin e njohur Shameti dhe me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj.

Postuar: 20/09/2019 - 23:12

 Mirald Metallari 22-vjeçari, që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë

Postuar: 20/09/2019 - 23:02

 Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi motoçikleta me të cilë

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Pas shtrimit të fushës, sot në mbrëmje është testuar edhe ndriçimi në stadiumin “Arena Ko

Postuar: 20/09/2019 - 22:28

Gazetari, Basir Çollaku tregoi sesi nisi rrënimi i dosjes "Tahiri" dhe që u finalizua m

Postuar: 20/09/2019 - 22:27

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe r

Postuar: 20/09/2019 - 21:30

Gazetari, Basir Çollaku, thotë se shpërdorimi i detyrës nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahi