Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kontrolli në automjet i fundos, arrestohen dy doganierë dhe një shofer

Postuar: 12/06/2019 - 09:46

Një 29-vjeçar, banues në Shtiqen dhe dy punonjës të doganës së pikës kufitare të Morinës kanë rënë në prangat e policisë për kontrabandë mallrash.
 
Të arrestuarit janë shtetasit:
 
-G.Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.
 
-H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.
 
-B. V., 47 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.
 
Siç bën me dije policia, "arrestimi i shtetasit G. Sh., u bë pasi, në aksin rrugor Morinë - Kukës nga shërbimet e DVP, është ndaluar automjeti tip “Iveko” fugon mallrash, me drejtues shtetasin e mësipërm, i cili kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumenta shoqëruese".
 
Pas veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ka hyrë nga PKK Morinë, pa kryer detyrimet doganore.
 
Ndërsa dy doganierët janë arrestuar, pasi duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.
 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallin.
 
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 18:04

Kryetari i Konfederatës së Sindikatave Kolë Nikolla i ftuar në Fax News, foli për ngjarjen tragjike që ndodhi dje në kryeqytet, ky dy punëtorë humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën, pasi po punonin për rikonstruksi

Postuar: 17/08/2019 - 17:49

Një tjetër shtetase shqiptare ka humbur jetën ditën e sotme.

Postuar: 17/08/2019 - 17:38

Një bandë shqiptarësh kanë dhunuar një familje në një plazh në Itali, kështu shkruajnë mediat ita

Postuar: 17/08/2019 - 17:32

Një makinë është djegur në ecje në Vorë.

Postuar: 17/08/2019 - 17:20

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor të Lungomares në Vlorë.

Postuar: 17/08/2019 - 16:21

Policia e Vlorës bën me dije se ka goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike.

Postuar: 17/08/2019 - 15:55

Tre punëtorët që u plagosën nga shembja e skelës ditën e djeshme nga pallati 13 katësh janë