BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Aktualitet

Kontrolli në makinë 'i fundos', kapen 25 mijë paundë të padeklaruara në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urave” në Përmet

Kontrolli në makinë 'i fundos', kapen 25 mijë

Në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urave” në Përmet kapen 25 mijë paundë të padeklaruara.

Burime zyrtare policore bëjnë me dije se sasia e monedhave britanike është kapur gjatë një kontrolli të detajuar në automjetin me targa të Mbretërisë së Bashkuar YC54ËSU me drejtues Ardian Ndreka .

Ky persona është banues në Deçan të Kosovës i shoqëruar nga Brahman Berisha, banues në Prishtinë.

Nga kontrolli i policisë kufitare u konstatuan rreth 25000 paundë britanikë.

Ardian Ndreka për një periudhë 3-vjeçare ka futur në Shqipëri 15 mjete me targa britanike në periudha të ndryshme kohore në pika të ndryshme kufitare.

Pas veprimeve të kryera u sekuestruan monedhat angleze së bashku në autoveturën që i transportonin dhe filloi procedimi ndaj dy shtetasve kosovare për veprën penale të mos deklarimit të të hollave në kufi.