BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Aktualitet

Kontrollorët shqiptarë zëvendësohen me turq, Artan Hoxha paralajmëron: Mos luaj me zjarrin...

Kontrollorët shqiptarë zëvendësohen me turq, Artan Hoxha

Situata e krijuar në Aeroportin e Rinasit pas bojkotit nga kontrollorët ku qeveria mori masa për rinisjen e fluturimeve duke i zëvendësuar ata me kontrollorë nga Turqia ka ndezur shumë reagime në vend.

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar citon një shprehje popullore ku thotë se nuk duhet luajtur me zjarrin, ujin dhe me shtetin.

Ai shton se nuk duhet luajtur veçanërisht me shtetin tonë që vdes të duket klonim i Erdoganit.

“Populli yne i rrahur me vaj dhe me uthull thote: “Mos luaj me zjarrin, me ujin dhe me shtetin”… Sidomos me kete kodosh shtet, qe vdes të duket klonim i Erdoganit…”, shkruan Artan Hoxha.

Kujtojmë se Ankaraja ka sjellë në vendin tonë kontrollorët e saj që pritet të menaxhojnë hapësirën ajrore shqiptare deri në zgjidhjen e problematikës.

Mësohet se ata kanë ardhur në Shqipëri në rrugë tokësore, përmes një vendi fqinj. Pas zgjidhjes së situatës, pritet që kontrollorët e ardhur turq të largohen nga Shqipëria.

Sjellim në vëmendje që sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije rinisjen e fluturimeve esenciale, ndërsa paralajmëroi se nesër do të rikthehen ato komerciale.

Ministrja u shpreh se sot do të kryhen vetëm fluturimet emergjente që lidhen me çështje humanitare, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake.

Më të lexuarat