BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Aktualitet

Koronavirusi/ Mjeku Arjan Mezini tregon çfarë ndodh kur virusi kalon në mushkëri

Koronavirusi/ Mjeku Arjan Mezini tregon çfarë ndodh kur virusi kalon

Mjeku pneumolog Arjan Mezini tha në studion e emisionit “Opinion” se në rastet kur virusi i COVID -19 kalon në mushkëri, mundësia e kapjes së tij në teste është rreth 50%. Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se në rastet e pacientëve me insiuficencë pulmonare koha punon kundër tyre.

Mjeku ka bërë thirrje edhe për të ndryshuar strategjinë e mbajtjes së pacientëve në spitalet e rretheve, në rastet kur ata janë në pritje për të marr përgjigjet e testit.

“Në spitalet rajonale, doja të bëja thirrje për penumonitë atipike. Në eksperiencën time si pneumolog do të thoja se pneumonitë atipike jashtë sezonit, janë shumë të pakta në 1 vit. Duhet rishikuar dhe duhet hequr, kjo metoda që derisa del tamponi, pacienti qëndron në rrethin ku është. Për pacientët me insuficciencë respiratore koha punon kundër tyre. Kur pacienti ka arritur në pneumonitë bilaterale, virusi replikohet në mushkëri dhe ky është shkaku që në 40 -50 përqind pacientët dalin edhe negativë në tamponin e parë. Ne kishim raste edhe në spitalin tonë, kur pacientët në tamponin e parë dolën negativë, pastaj insituam në të dytin dhe të tretin dhe dolën pozitivë. Tani edhe në Europë, nëse ne kemi në skaner një pneumoni bilaterale dhe 2  -3 indikatorë në gjak, sensitiviteti shkon 87% në krahasim me tamponin që shkon 50%”, tha Mezini.