BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Koronavirusi, 585 testime dhe 117 persona të infektuar, shërohen 68 pacientë brenda 24 orëve, ja situata në vend

Koronavirusi, 585 testime dhe 117 persona të infektuar, shërohen 68

Numri i të infektuarve me koronavirus në vend shënoi dje rekord rastesh të reja që prej fillimit të pandemisë. Përmes raportimit ditor, Ministria e Shëndetësisë tregoi se në 24 orë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 117 pacientë. Por nga ana tjetër është rritur edhe numri i testeve në 585 brenda 24 orëve, edhe kjo shifër rekord që nga fillimi i pandemisë. Kështu numri i lartë i tamponëve të kryer mund të shpjegojë edhe numrin në rritje të rasteve të reja në ditë, gjë të cilën vetë ministria e paralajmëroi javën e shkuar. “Situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive”, raportoi ministria. Fatkeqësisht java që lamë pas është shoqëruar me humbje jete, pacientë të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ditën e djeshme ministria ka raportuar 4 të vdekur nga koronavirusi. Gjithsesi në shifra më të larta po ecën kurba e të shëruarve. Konkretisht brenda 24 orëve bluzat e bardha kanë arritur të shërojnë plotësisht 68 pacientë. “Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të shtruar te Infektivi, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese, duke e çuar në 95 numrin e viktimave në vend”, njoftoi MSH. Sakaq në një analizë të përgjithshme të rasteve të konfirmuara me koronavirus vërehet se pjesa më e madhe janë nga kryeqyteti, Durrësi, Shkodra dhe Kruja, vende ku dyndja e qytetarëve është më e madhe, gjithashtu përhapja vjen për shkak se në këto qytete janë përqendruar kompanitë me më shumë punonjës.

Transmetimi komunitar i virusit

Gjatë raportimit ministria tregoi se këto ditë ka pasur transmetim komunitar të koronavirusit. Pra një pjesë e mirë e të infektuarve kanë vizituar vende me rrezikshmëri infeksioni edhe nga pakujdesia e kanë dërguar sëmundjen në komunitetin në të cilin jetojnë, kjo është bërë shkas për një përhapje kaq të shpejtë të virusit dhe zgjerimin e hartës së qyteteve. Prandaj MSH kërkon që bizneset dhe vetë qytetarët të respektojnë rregullat e paraqitura në protokoll për të frenuar përhapjen më tej të virusit, për të mos rënduar kështu bilancin në javët në vazhdim. “Java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive, por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën. Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit. Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid-19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë”, theksoi MSH. Në këto kushte ministria solli në vëmendje respektimin e disa rregullave të thjeshta, por të rëndësishme për t’u mbrojtur nga virusi. Sipas saj mjafton që mbajtja e maskës, ruajtja e distancimin social si dhe larja e shpeshtë e duarve të bëhen pjesë e përditshmërisë, për të rritur vigjilencën e çdo qytetari dhe ndihmuar kështu bluzat e bardha në luftën ndaj koronavirusit. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID-19. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127”, u shpreh MSH.