BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Aktualitet

“Koronavirusi do të rikthehet përsëri në shtator”, mjeku i njohur shqiptar bën parashikimin e frikshëm: Është një flakë që ndizet dhe shuhet! (ARSYEJA)

“Koronavirusi do të rikthehet përsëri në

Mjeku Klodian Allajbeu tha mbrëmjen e djeshme se një studim që është publikuar dje bën të ditur se vdekshmëria mund të jetë më e vogël nga sa mendohej, 0.2 apo 0.3 përqind. Sipas Allajbeut kjo vjen nga mangësia e testimeve

Ai u shpreh se mendohet që është ashtu dhe në Britani, një pjesë e shqiptarëve e kanë kaluar këtë virus para se të kapej, ndërsa pritet që virusi të shuhet në Qershor për t’u rikthyer në Shtator.

“Mendohet se ashtu si në Britani edhe në Shqipëri, virusi ka ardhur para se të kapej. Një pjesë e jona e ka kaluar, pa e ditur dhe kjo situatë do të zgjasë deri nga fundi i majit apo deri në qershor. Mendoj që pas dy javësh do të jetë piku i kësaj gjëje. Është si një flake që ndizet dhe shuhet, por njerëzimi do të vazhdojë. Ajo që do të na ndodhë edhe ne, është që pas 2 javësh do të arrijmë pikun, do të preket një pjesë e popullatës, por nuk do të arrijë imunizimin e tufës. Virusi do të rikthehet në shtator prapë.

Imunizmi i tufës ndodh nëse 70% e popullatës e kalon, virusi nuk arrin të bëjë ciklin e tij. Ky virus do të rikthehet prapë në shtator. Do të jetë më i butë. Ajo që ne duhet të shohim, është të bëjmë një përllogaritje ku do të qëndrojmë ne për popullatën në fund të majit që të bëhemi gati për shtatorin, se kjo kaloi. 50 përqind e popullatës e kalon në qetësi, mortaliteti real i këtij virusi, sipas një sudimi që u publika dje në Zvicër, duke llogaritur dhe ata që e kalojnë në shtëpi, është 0.2 deri në 0.3 përqind. Problemi i këtij virusi është agresiviteti i tij për sistemin shëndetësor”, tha Allajbeu.