BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Aktualitet

Koronavirusi “mbërthen” Shqipërinë/ Mjeku kërkesë qeverisë: Ja vendimi që duhet të merrni menjëherë

Koronavirusi “mbërthen” Shqipërinë/ Mjeku

Mjeku Gazment Koduzi kërkon që të bëhen teste horizontale për të kapur në kohë rastet e dyshuara me koronavirus.

“Duhet të rritet numri i testeve në mënyrë horizontale. Qeveria shqiptare duhet të gjejë mjetet, duhet të ketë vullnetin të vendosë buxhetin e duhur dhe te marrë vendimin e duhur që të bëhet ky ekzaminim horizontal, pra testim horizontal bazuar në një protokoll të caktuar.  Element tjetër është siguria e personelit shëndetësor, ka disa vatra, si në spitalin e Lezhës, në Sauk tek Spitali Shefqet Ndroqi, tek qendra shëndetësore 1,  tek spitali i Durrësit, tek infektivi doli një mjek pozitiv. Pra edhe njëherë theksoj nevojën e pajisjes së personelit mjekësor me setin antivirus.  Pra unë mendoj që këto janë disa nga elementët”, tha ai në Ora News.