BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri/ Epidemiologu Erion Dasho jep detaje: Situata është e qetë si pasojë e...

Koronavirusi në Shqipëri/ Epidemiologu Erion Dasho jep detaje: Situata

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka folur për situatën e pandemisë në Shqipëri, duke theksuar se si pasojë e imunizimit të lartë, situata është e qetë edhe pse nuk ka asnjë masë, sipas tij.

“Situata në Shqipëri nuk më duket kritike. Në Shqipëri nuk ka asnjë masë. Ora policore, në kushtet e lënies së lirë të situatës, ne nuk kemi ndonjë rritje të rasteve, madje me tendencë rënie.

Spitalet po mbushen, por nuk është ajo situatë e marsit, kur Shqipëria u kthye në një spital të madh.

Raportohen 1 mijë raste në ditë edhe pse unë mendoj se është 4 apo 5 herë më shumë. Megjithatë, situata është e qetë dhe unë mendoj se kjo është si pasojë e imunitetit natyral”.

Mjeku Dasho pati kritika edhe për studimin e fundit nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, sipas të cilit në Tiranë 73% e popullsisë janë të imunizuar.

“Kampioni nuk arrin dot dhe nuk është përfaqësues i të gjithë situatës së përgjithshme, është kampion i vetëm atij grupi që është përzgjedhur.

Janë lënë jashtë shumë qytete të rëndësishme. Nëse duam të bëjmë një studim cilësor, kampioni duhet të jetë rastësor.

Studime të tilla bëhen edhe para zgjedhjeve, ndërsa nuk gjendet mundësia të bëhet një studim i tillë për Covidin, që është një tragjedi.

Nga kolegë si ata që kishin vendosur emrin në fund të studimit prisja të paktën të ishte i bazuar mbi një kampion rastësor të të gjithë popullatës, i cili do të na jepte informacion për të gjithë popullatën.

Në këtë studim është marrë në studim vetëm popullata adulte 20-70, fëmijët janë lënë jashtë studimi, ndërsa vijmë te rekomandimet, rekomandohet vaksinimi i fëmijëve.

Grupi i punës duhet të kishte ndarë shumë mirë se çfarë studimi po kryen”, tha epidemiologu në A2 CNN.

Më të lexuarat