BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Aktualitet

Koronavirusi po trondit botën/ Vjen lajmi i shumëpritur nga të gjithë që mund të rikthejë njerëzimin në normalitet

Koronavirusi po trondit botën/ Vjen lajmi i shumëpritur nga të

Të gjithë vullnetarët e vaksinuar nga vaksina kundër koronavirusit ‘EpiVacCorona’ e Qendrës së Kërkimit Vektor të Siberisë kanë zhvilluar antitrupa. Vaksina ka përfunduar dy fazat e para të testimit, duke përfshirë vetëm 100 persona.

Ndërsa një vaksinë ka nevojë për mijëra njerëz që të testohen përpara se të provohet cilësia e saj, lajmet e fundit janë një shenjë optimiste për të ardhmen.

“Studimet klinike kanë treguar që antitrupat u zbuluan në 100% të vullnetarëve të imunizuar me vaksinën EpiVacCorona.” – raportoi qendra, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Shumica e vullnetarëve të vaksinuar me vaksinën EpiVacCorona treguan induksion të një përgjigje specifike të theksuar imune të qelizave T.” – vijoi deklarata.

Ata gjithashtu vunë në dukje se asnjë efekt serioz anësor nuk u zbulua pas vaksinimit.

Megjithatë, qendra ishte e kujdesshme për të sqaruar se të dhënat e tyre nuk do të thotë se vaksina është 100 për qind efektive, duke theksuar se konkluzionet përfundimtare mund të vijnë vetëm pas fazës së tretë të hulumtimit. Kjo fazë përfundimtare e provës filloi vetëm më 17 nëntor.

Më të lexuarat