BREAKING NEWS

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari i Metës, reagon menjëherë Rama, ia numëron një nga një Presidentit: Më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë...

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari
x

Aktualitet

“Koronavirusi, ritme të ulta të rasteve të reja”, Zëri i Amerikës: Ja çfarë po ndodh në Shqipëri

“Koronavirusi, ritme të ulta të rasteve të reja”,

Në Shqipëri, për të dytën ditë radhazi, numri i rasteve të reja me koronavirus mbetet në shifra të ulta. Autoritetet njoftuan sot se nga testimet e bëra për 162 të dyshuar vetëm 7 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID 19-ës. Një ditë më parë u konfirmuan 9 raste. Në total numri i të prekurve ka arritur në 416 persona.

Nga rastet e reja 3 janë në Tiranë dhe 4 në Shkodër, ku shihet një rikthim i të prekurve. Të dyja qytetet janë ato me numrin më të madh të personave të infektuar. Kryeqyteti kryeson me 199 raste, ndërsa Shkodra rregjistron tani 49 raste, e pasuar nga Durrësi me 38 raste dhe Fieri me 32. Në total vijojnë të mbeten 17 qytetet e vendit, kryesisht në Ultësirën perëndimore, ku janë verifikuar të prekur nga koronavirusi.

Në rënie dhe numri i të shtruarve në spital, 56 pacientë në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët me koronavirus. Kjo është shifra më e ulët e 18 ditëve të fundit. Në terapi intensive janë 10 të sëmurë, prej të cilëve 5 në gjendje kritike. “Në Shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, 4 prej tyre janë të intubuar”, shpjegoi Marjeta Dervishi, e Institutit të Shëndetit Publik. Ndërkaq 155

Ndërsa me rastin e mbrëmshëm kur një 72 vjeçare humbi jetën, numri i viktimave ka shkuar në 23, vijon të rritet numri i të shëruarve. Në 24 orët e fundit 17 pacientë të tjera kanë rezultuar negativë në dy teste radhazi, duke e çuar në 182, totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 182, mbi 43 përqind të totalit të të prekurve./VOA

Më të lexuarat