Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Aktualitet

Koronavirusi/ Logopedistja dhe terapistja jep këshilla shumë të vlefshme që nuk duhet t’i humbasë asnjë prind: Çfarë duhet të bëni me fëmijët gjatë kësaj situate

Koronavirusi/ Logopedistja dhe terapistja jep këshilla shumë të

Kohët e fundit po përballemi me një virus, si shkak i së cilit jemi të izoluar në shtëpi. Secili nga ne e përjeton në një mënyrë ose një tjetër, por ata, të cilët kanë më shumë vështirësi të kufizohen brenda kater mureve, jane padyshim femijet me autizem. Duke pasur parasysh se ata jane ne nje mungese te marrjes se terapive, familjaret e tyre duhet te angazhohen me shume per t’I mbajtur ata aktive dhe te vazhdojne te mesojne gjera te reja.

Me poshte, gjenden te shpjeguara disa aktivitete te thjeshta qe ju mund te kryeni me femijet tuaj me CSA dhe jo vetem, besoj se secili prind do e gjeje veten ne disa prej ketyre aktiviteteve:

1.   Organizo nje rutine ditore.

a-Se pari, bejini me dije femijes tuaj, duke ia shpjeguar disa here, sesi do te jete dita ne vazhdim. Per kete, mund t’iu ndihmoje edhe nje flete e bardhe, ku ju do shenoni aktivitetet e planifikuara per diten dhe ngjiteni ne mur, ne nje vend te dukshem per femijen.  Secila nga aktivitetet e kryera, shenohet me + dhe keshtu femija do te kete te qarte vazhdimesine.

b-femija zgjohet ne te njejtin orar, kryen aktivitetet qe duhet te beje cdo dite(mos I neglizhoni duke qene se jeni pushim), si tualeti, mengjesi.

2.       Ndjekja e nje programi televiziv me kohe te shkurter, sebashku me familjen. Mund te jete film I animuar. Koha duhet te jete e moderuar, te mos ekzagjerohet.

3.       Perseritni programin terapeutik

Secili nga prindrit e nje femije me autizem, ka marre ose mund te kerkoje te marre nje  nga terapisti, lidhur me programet kryesore qe jane zbatuar me femijen. Prindi mund te perserise programin ne shtepi, pse jo, duke synuar te beje edhe gjeneralizimin e aftesive ne nje tjeter mjedis, pervec atij terapeutik.

4.       Angazho ne aktivitete te shtepise

Femija juaj mund t’iu ndihmoje te beni nje kek, te gatuani apo te beni punet e shtepise se bashku. Femija do ndihet I vleresuar sepse po ju ndihmon ju, por edhe ju po kaloni nje kohe cilesore me te.

5.      Leximi

Nese femija juaj arrin te lexoje, lexoni se bashku. Mund te beni disa nga lojrat e leximit, qe edhe ju te perfshiheni aktivisht, si psh: Femija lexon nje fjali dhe ju nje tjeter, ju numeroni fjalet brenda nje rreshti, gjeni fjalet qe perseriten me shume, femija mund te memorizoje nje fjali dhe ju e perserisni pas tij, pyeteni rreth tekstit, ai qe mban mend me shume fjale te tekstit fiton.

6.       Pune dore

Mund te beni crafts te ndryshme me femijen, duke perdorur plasteline, shkopinj te vegjel druri, kapese rrobash, apo pastrues veshesh/dhembesh. Me keto mund te ndertoni shtepi, duke perdorur ngjitese, mund te ndertoni peme dhe gjethe, apo dicka tjeter qe femija ka te preferuar. E nevojshme eshte ta asistoni gjate kesaj periudhe, qe femija ta kete parasysh se e ka mbeshtetjen tuaj. Mund te krijoni dekore per shtepine tuaj, dhe vendosini neper mure.

7.       Vizatimi

Mund thjesht te ngjyrosni ne nje flete te bardhe, duke perdorur ngjyra te ndryshme, me ose pa qellim. Mos prisni te beni nje pikture, mjafton dicka e thjeshte qe te angazhoje femijen dhe ju ne nje aktivitet.

8.       Biseda me femijen

Femijet, sidomos ata me autizem, kane me shume nevoje per ju ne kete kohe, mbajini larg lajmeve televizive, bisedoni me ata, beni pyetje te hapura sa me shume qe femija te ktheje pergjigje. Kjo eshte e pershtatshme jo vetem per femijet me autizem, por per te gjithe. Kerkoni pergjigje nga femija juaj, mos hezitoni te perserisni te njejten pyetje disa here. Jepni feedback per pergjigjen e femijes. Tregohuni mbeshtetes ndaj cdo iniciative per te folur dhe mundohuni te mos korrigjoni menyren e shprehjes se tyre. Ajo cka ka rendesi, eshte komunikimi me femijen, shfrytezojeni kete kohe.

9.       Loja

Kushtojini kohen e duhur lojes, dhe shfrytezojeni ne favorin tuaj dhe te femijes. Cdo femije pelqen te luaje, sidomos nese personi qe luan me te, eshte prindi. Behuni kreative dhe lejojini vetes te eksperimentoni me lojra te ndryshme. Disa sugjerime mund te jene:

a-loja “bej sikur”. Mund ta perdorni kete loje per te nxitur komunikimin e femijes me ju, por edhe per ti mesuar atij dicka te re. Beni sikur po blini ne dyqan, sikur jeni doktore, sikur jeni ne restorant. Cdo aktivitet I zakonshem mund te kthehet ne pretend play.

b-vendosni jastiqe ne toke, femija te dribloje perms tyre. Ky aktivitet nxit motoriken globale dhe marrjen e komandave, si dhe ju siguron nje kohe te kendshme se bashku.

c-kercimi, vendosni nje kenge qe femija e ka te preferuar, dhe kerceni sebashku. Ne nje moment te caktuar, ndaloni muziken dhe pyeteni per dicka te zakonshme. Pastaj rifilloni. Kjo e mban femijen te angazhuar ne aktivitet dhe I siguron kenaqesi.

d-krijoni nje fortese brenda shtepise tuaj, me carcafe dhe peshqire. Aty do jete kendi juaj me femijen. Sigurisht, femija mund te kete akses sa here te doje aty, me ose pa ju.

e-kukafshehtas. Secilit nga femijet I pelqen kjo loje, dhe pse jo ta luani ate ne mjedisin e shtepise. Bejeni me rradhe, nje here fshiheni ju dhe nje here femija. Kjo do e angazhoje ne aktivitet.

f-gjej thesarin. Eshte nje loje e preferuar per pjesen me te madhe te femijeve. Lini te dhena kudo perreth shtepise, qe te dergojne tek thesari I fshehur. Femija I gjen dhe ju e ndihmoni te arrije thesarin. Kjo rrit bashkeveprimin me ju dhe gjithashtu I jep kenaqesine e fitores.

g-puzzles, mund ti perdorni si pjese e programit terapeutik te femijes por edhe per argetimin e tij. Sigurohuni qe te vendosni komunikim me femijen ne cdo aktivitet qe beni sebashku.

h-beni duart me boje dhe vendosini ne nje bluze te bardhe, beni nje bluze tuajen dhe lijeni te thahet. Femija do e shijoje dhe eshte efektive per zhvillimin sensorial te femijes.

i-ngri/shkri. Kete mund ta realizoni vetem me instruksione ne fillim dhe me pas duke vendosur nje kenge. Kur kenga ndalon, femija ngrin, kur ajo rifillon, femija shkrin.

j-kenga e alfabetit. Ju thoni nje shkronje dhe femija juaj, shkronjen pasuese. Kjo behet nese femija po meson apo e ka mesuar alfabetin.

Duke shpresuar se secili prej prinderve te gjeje te pershtatshme disa aktivitete, duhet mbajtur parasysh, ajo cfare ka me shume rendesi, eshte vendosja e komunikimit me femijen tuaj dhe te qenurit kreativ. Mos e ekspozoni ndaj lajmeve dhe mos i transmetoni ndjesi negative te situates. Gjithcka do behet me mire.

SILVANA GJONI

LOGOPEDISTE

TERAPISTE ABA

Më të lexuarat