BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Koronavirusi shkakton 7 lloje të problemeve me lëkurën”, mjekja e njohur jep informacionet që duhet t’i dimë të gjithë: Ja kur fillon rënia e flokëve!

“Koronavirusi shkakton 7 lloje të problemeve me

Ekspertët e shëndetësisë kanë vërtetuar se COVID-19 lë pasoja tek pacientët që e kalojnë atë. Madje jo të pakta lanë dëmet që mund të lërë ky virus në lëkurë si p.sh: shenja të kuqe si ato të djegies, gunga të vogla në sipërfaqe, gishtërinj të skuqur të këmbëve, flluska me ujë, tharje e lëkurës, kruajtje në pjesë të caktuara apo deri tek skuqje të syve (konjuktivit).

Mjekët dermatologë thonë se disa shenja mund të shfaqen që në fillim të infektimit dhe disa të tjera edhe pasi jeni shëruar.

Sipas studimeve botërore të deritanishme vihet re se një problematikë shumë e hasur që lidhet me pasojat e koronavirus është edhe rënia e flokëve.

Sipas një sondazhi të kryer nga "Indiana University School of Medicine dhe Survivor Corp", më shumë se një e treta e 1,700 të anketuarve thonë se kanë pasur humbje të flokëve, pasi kanë kaluar COVID-19.

E ftuar në “Wake Up”, mjekja dermatologe Monika Fida theksoi se rënia e flokëve fillon dy muaj pas Covid-it.

“Sot më shumë ne po shohim pasoja të Covid. Kjo do të thotë se përballemi më shumë me rënie flokësh, me tharje lëkurë, me lezione urtikarie, të cilët kërkojnë asistencën mjekësore natyrisht.

Rënia e flokëve është shumë karakteristike, e cila haset më shumë dy muaj post Covidit, çka tregon që folikujt e flokëve vuajnë shumë gjatë Covidit.

Manifestimet janë vërejtur në 24 për qind të pacientëve kudo në botë, por edhe ne sot po i shohim në klinikat dermatologjike dhe në Qendrën Universitare. Janë shumë pacientë që po kërkojnë ndihmë mjekësore për rënien masive të flokëve.

Haset në të dy gjinitë dhe ato pacientë që e kanë kaluar më rëndë manifestojnë probleme më të mëdha. Ata që e kanë kaluar më lehtë kanë një rënie të lëkurës më të pakët”, theksoi ajo.