Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Aktualitet

“Kot merreni me shtetin, vetëm tallen”, vjen nga Siria mesazhi i vajzës shqiptare, ja çfarë shkruan

“Kot merreni me shtetin, vetëm tallen”, vjen nga Siria mesazhi

Dy ditë pas protestës përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri, një burim diplomatik pjesë e përpjekjeve për t’i riatdhesuar ata ka mësuar se në çfarë faze janë këto përpjekje.

Në kushtet e konfidencialitetit ky burim i tha Top-Channel se: “ Ne që jemi duke u përpjekur në riatdhesimin e tyre kemi marrë shumë premtime por ende është e pamundur që bazuar në këto premtime të realizojmë diçka konkrete. Gjërat janë vështirësuar akoma edhe më shumë me mbylljen e kufijve nga Covid19”.

Gratë dhe fëmijët shqiptarë të mbetur në kampin Al Hol në Siri, janë njohur me protestën përpara kryeministrisë të familjarëve të tyre .

Gazetari Muhamed Veliu, disponon mesazhin më të fundit të 14 vjeçare Eva Dumani, dërguar dajës së saj Xhetan Ndredogji i cili prej shumë vitesh po përpiqet të kthej nipin dhe mbesën në atdhe.

“Emrat e shqiptarëve i din shteti s’ka nevojë t’i jap unë. Shteti e din shumë mirë dhe kot merreni me shtetin se shteti vetëm tallet me ju. Dashka dhe emrat që jua kemi dhënë tre herë. Tallet me ne veç tallet. Allahu na ruajt në këtë hall, që nuk e zgjodhëm ne. Dajë si ti nuk ka. Allahu ta shpërbleftë. Për ne çfarë të ketë thënë Allahu i madhërishëm. O daja Xhetan të duam fort. Për mua e dhe Endrin je e vetmja shpresë”.

Nga ky mesazh kuptohet qartësisht brengosja e vajzës 14 vjeçare në Siri, me autoritet shqiptare.

Duke e parë të largët riatdhesimin ajo shpresën tashmë e ka lidhur me zotit që myslimanët në arabisht i thonë Allah. Fjalë të cilën e përsërit disa herë në mesazhin e dërguar përmes Ëhats Up.

“Kot merreni me shtetin, vetëm tallen”, vjen nga Siria mesazhi