Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KPA merr vendimin/ Përjashton përfundimisht nga drejtësia prokuroren Nikëhasani

Postuar: 12/09/2018 - 18:24

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mërkurën të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për prokuroren e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, duke e përjashtuar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi u mor unanimisht në dhomën e këshillimit nga trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Çomo, relatorja Albana Shtylla dhe anëtarët Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

 Besa Nikëhasani u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 20 prill për mosjustifikimin e pasurisë. Nikëhasani refuzoi akuzën për mosjustifikim të pasurisë dhe iu drejtua me ankesë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Deri më tani, ky institucion nuk ka rrëzuar asnjë vendim të shkallës së parë.

Besa Nikëhasani e ushtronte detyrën pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër dhe ishte njëkohësisht kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Vendimi për largimin nga detyra të Nikëhasanit u bazua vetëm në kontrollin e pasurisë.

Hetimi i KPK-së u përqendrua në një apartament banimi në Lezhë- i deklaruar në vitin 2004, një apartament me sipërfaqe 87 m2 në Shëngjin, një njësi shërbimi 150 m2 në Lezhë, një apartament  90 m2 dhe 2 garazhe në Tiranë si dhe një automjet Toyota Land Cruiser.

Sipas KPK-së, prokurorja Nikëhasani nuk justifikoi me dokumente ligjore pronësinë e apartamentit të deklaruar në vitin 2004, që është edhe burimi i pasurisë për blerjen e apartamentit në Shëngjin dhe njësisë së shërbimit në Lezhë. Gjithashtu, Komisioni arriti në përfundimin se subjekti nuk justifikon me burime të ligjshme blerjen e apartamentit në Tiranë prej 90 m2 si dhe blerjen e një automjeti “Toyota Land Cruiser” me vlerë 19,500 euro. /BIRN

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 22:48

Protesta e opozitës ka përfunduar. Lidhur me situatën ka reaguar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha. Sipas Hoxhës në protestë ka pasur edhe persona të skeduar të cilët janë filmuar nga kamerat.

Postuar: 16/02/2019 - 22:45

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodo, deklaroi se policia i bëri ballë shumë mirë provokimev

Postuar: 16/02/2019 - 22:32

Mes shtatë personave të arrestuar nga policia e Tiranës është dhe Resul Daci, 23-vjeçari me origj

Postuar: 16/02/2019 - 22:09

Pak pas mbylljes së protestës të organizuar sot nga opozita ka reaguar edhe kreu i Grupit Parla

Postuar: 16/02/2019 - 21:55

Disa deputetë të Partisë Demokratike, kanë hyrë me forcë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, p

Postuar: 16/02/2019 - 21:46

Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e një të riu, i c

Postuar: 16/02/2019 - 21:42

Disa deputetë të PD-së janë paraqitur mbrëmjen e sotme te Drejtoria e Policisë.